E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktati i BE rregullat e reja europiane

Me traktatin e ri të bashkimit ekonomik të fuqizuar shtetet e BE do të përfshihen në një seri rregullash të përbashkëta kundër krizës. Kjo paketë e re ligjesh brenda muajit janar duhet të marrë formën përfundimtare për tu firmosur më tej në muajin mars, ashtu sikurse deklaruan në konferencën e përbashkët pas takimit në Berlin, Merkel dhe Sarkozy. Së pari ligji i ri do t’i detyrojë shtetet për barazi të llogarive publike. Traktati i ri do t’u kërkojë të gjitha vendeve anëtare t’i përfshijnë këto në ligjet kombëtare në dispozicion në rang kushtetues. Ligji do të shoqërohet nga një mekanizëm automatik i korrigjimit të llogarive në rast të devijimeve nga objektivat e deficitit. Traktati parashikon shqyrtimin e një programi për shëndoshjen e llogarive duke përfshirë reformat strukturore. Ky program do t’i nënshtrohet testimit nga Komisioni dhe Këshilli i BE, të cilët do të monitorojnë situatën.
Së dyti borxhi publik do të vendoset nën kontroll. Shtetet që tejkalojnë 60% të PBB duhet ta reduktojnë ate me 20% brenda një viti.
Së treti KE mund të vendos sanksione dhe rekomandime ndaj atyre vendeve të Eurozonës që nuk respektojnë angazhimet e borxhit dhe deficitit. Komisioni ka të drejtën tu kërkojë vendeve që nuk respektojnë rregullat e përbashkëta fiskale të përgjigjen përpara Gjykatës së BE. Vendimet e gjykatës do të jenë të detyrueshme.
Së katërti vendet kontraktuese të BE duhet të koordinojnë emetimet e tyre të bonove sovrane, duke i komunikuar më parë në K dhe Ki e BE.
Së pesti në paketën e traktatit të ri përcaktohen parimet bazë të fuqizimit të konvergjencës ekonomike e fiskale në Eurozonë dhe në BE. Në bazë të këtyre parimeve, shtetet anëtare angazhohen të punojnë sëbashku kundrejt një politike ekonomike në gjendje të promovojë një funskionim korrekt të bashkimit ekonomik dhe monetar dhe të rritjes ekonomike. Në këtë konteks lexohet në paketën e re ligjore, vëmendje e vecantë i i drejtohet shmangies së atyre rrethanave që mund të kërcënojnë stabilitetin, konkurrencën, rritjen dhe krijimin e vendeve të punës. Ndërkohë që referimi i konvergjencës së politikave fiskale është më i paqartë. Shtetet e Eurozonës mund të marrin masa specifike për fuqizimin e bashkëpunimit në cështjet thelbësore për funksionimin e një unioni monetar. Refromat kryesore politikës ekonomike që vendet duhet të shqyrtojnë më parë do të diskutohen dhe koordinohen në nivel komunitar.
Po për cilat vende do të aplikohet traktati i ri? Ky traktat do të hyjë në fuqi për 26 vendet anëtare të BE që kanë vendosur të aderohen, përjashtuar vetëm Britaninë e Madhe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›