E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera Objektivi yne ulja e papunesise nen 13 per qind

Ulja e papunësisë nën nivelin e 13% dhe rritja e punëesimit në 3% janë ndër objektivat kryesore te Ministrisë së Punës për këtë vit. Sipas Ministrit Spiro Ksera, nëpërmjet programeve të nxitjes së punësimit dhe shërbimit të ndërmjetësimit për punë në vitin 2012 do të përfitojnë mbi 25 mijë punëkërkues ndërkohë që pas përfundimit të kurseve të trajnimit që ofrohen nga zyrat rajonale do të punësohen dhe 3800 persona të tjerë
Ndërkohë që per të ulur varfërinë forma e re e vlerësimit parashikon që në skemën e ndihmës ekonomike të përfshihet çdo familje në nevojë
Ndërkohë që gjatë vitit 2012, prioritet mbeten zgjerimi i rrugëve ligjore për punësimin e emigrantëve shqiptarë dhe kjo sipas Ministrit te Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera do të arrihet nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve mes shtetesh

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›