Deti 8 ballë, asnjë anije e traget në portin e Vlorës
15/02/2005 Rojet bregdetare, shpëtojnë peshkarexhat
VLORË – Furtuna detare, e cila arriti dje deri në 8 ballë, bllokoi punën e portit të Vlorës.
Sipas oficerëbe të marinës së distriktit detar të Vlorës, mësohet se një erë e tillë veri-lindje nuk ishte parë prej kohësh. Si pasojë e furtunës u bllokuan ankorimet e anijeve të mallrave në port si dhe tragetet e udhëtarëve.
Sipas shefit të Kapitenerisë në port, Anastas Goga, mësohet se “një furtunë e tillë është mjaft e rrezikshme për anijet që janë të ankoruara në port, pasi mund të dalin edhe në cektinë si pasoj e detit të agravuar. Gjiri i Vlorës numëron rreth 28 ditë të tilla në vit, të cilat janë mjaft të rrezikshme për mjetet detare. Ne, si specialist, parashikuam, nëpërmejt aparaturave tona detare, që furtuna ishte drejt afrimit dhe urdhëruam që të gjitha anijet e tragetet të dalin në radë, duke shmangur një përplasje me kalatat e portit. Fatmirësisht pas evitimit të përplasjes në cektinë të anijes ‘Kapo Marina’ me gaz, u morën gjithë masat që të mos përsëriten fenomene të tilla”.
Momentalisht, pohon shefi i Kapitenerisë, vetëm disa peshkarexha që kanë qenë në peshkim i ka zënë furtuna, por ata janë asistuar nga mjetet e rojes bregdetare, të cilat i kanë siguruar ato në portin e sigurt të Tri Portit.