Lipi bën autokritikë:E teprova me tifozët
ROME- Ishte një shfryrje pak e fortë. Një ditë pas akuzave lëshuar tifozëve për fishkëllimat në ndeshjen Itali-Qipro, trajneri i kombëtares italiane ka bërë autokritikë. Ai i quajti të turpshme këto fishkëllima, ndërsa përdori edhe një fjalor vulgar, ç’ka nuk u pritën aspak mirë. “Ishte një shfryrje pak e fortë, por duke e njohur entuziazmin dhe dëshirën e djemve të mi kur zbresin në fushë, nuk mund të qëndroja i heshtur. Por, s’është hera e parë, pasi kritikat ekzistojnë gjithnjë”, tha ai.
(BalkanWeb)
(BalkanWeb)