Tërmeti rrezikon Gjirokastrën
Rënia e një tërmeti më pak se 4 ballë në qytetin e Gjirokastrës do të rezultonte fatal për 250 ndërtesa, përfshirë edhe ato të shpallura “monumente kulture”.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Ndërtesat e gurta, të cilat nga moskujdesja kanë filluar të shkatërrohen, mund të bëhen njësh me tokën nëse nuk veprohet në ndihmë të tyre. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga një studim për rrezikun sizmik në zonën muzeale të qytetit të gurtë. Studimi i realizuar nga ana e disa specialistëve italianë brenda një periudhe kohore 12-mujore ka treguar se nga 929 ndërtesa të marra në shqyrtim, 250 prej tyre paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë sizmike. Kjo për shkak të lëkundjeve të truallit si rrjedhojë e ndryshimeve tektonike që pëson territori malor në Gjirokastër. Në listën e ndërtesave që rrezikojnë shembjen janë të përfshira pothuajse të gjitha objektet e etiketuara me statusin “monument kulture” të kategorisë së parë. Ndërsa studimi i kryer vetëm sa ka konstatuar rrezikun që u kanoset ndërtesave të gurta, pritet ndërhyrja dhe marrja e masave nga të tjera institucionet kompetente për shpëtimin e tyre. Rezultatet e punës njëvjeçare u bënë publike mesditën e djeshme nga ana e specialistëve italianë, që janë marrë posaçërisht me këtë studim. Përgjatë aplikimit të projektit, që solli të parin studim rreth rrezikut sizmik në qendrën e mbrojtur të qytetit të gurtë, janë analizuar të gjithë elementët kryesorë, duke filluar nga godinat, teknikat e ndërtimit të tyre, banorët që jetojnë në to, infrastrukturën në përgjithësi dhe atë rrugore në veçanti, pa anashkaluar elementë të tjerë. Për koordinatorin e projektit, arkitektin Fabrizio Torresi, është e nevojshme që konkluzionet e këtij projekti të merren parasysh gjatë përpilimit të planit të rikuperimit të zonës muzeale. Sipas tij, për herë të parë zona muzeale e Gjirokastrës nuk është analizuar për arkitekturën dhe bukuritë e saj, por për rrezikun sizmik që i kanoset. “Kemi marrë në shqyrtim, përveç gjendjes fizike të ndërtesave, edhe teknikat e ndërtimit, numrin e kateve dhe një sërë parametrash të tjerë të cilët do të na lejojnë të kuptojmë rrezikun sizmik, çka mund të na lejojë të marrim vesh se çfarë mund t’i ndodhë një ndërtese në rast tërmeti”, u shpreh Torres. Bëhet e ditur se rezultatet e studimit, kostoja financiare e të cilit kapi shifrën e 550 mijë eurove, u janë dërguar edhe institucioneve vendore të Gjirokastrës, prej të cilave pritet marrja e masave. Një tjetër risi e projektit është hedhja e të dhënave në një faqe interneti, duke e bërë zonën muzeale të Gjirokastrës të parën në Evropën Juglindore, ku informacionet e nevojshme për të gjithë elementët që përmban ajo gjenden tashmë on-line.