Bajern mund Fioren, Porto ndal Arsenalin
Bajern i Mynihut ka fituar përballjen e parë të 1/8 finale të Kupës së Kampioneve ndaj Fiorentinës së çezare Prandelit. Një penallti e Arjen Roben në fundin e pjesës së parë dhe një gol i Kloses në fundit e pjesës së dytë zhvlerësuan golin e mbrojtësit danez të Fiorentinës, Per Kroldrup të shënuar në minutën e 5-të. duhet theksuar se Fiorentina luajti me 10 lojtarë për më shumë se 20 minuta lojë. Arbitri i takimi nxorri me karton të kuq, Masimo Gobin në minutën e 73-të për një ndërhyrje të rëndë. Gjithsesi kualifikimi për italianët është ende i mundshëm pasi do të mjaftonte një fitore minimale në ndeshjen e kthimit në Firence. Me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe takimi tjetër ai mes Portos dhe Arsenalit ku edhe këtu ishin të zotët e shtëpisë ata që dolën fitimtarë. Varela dhe Falkao shënuan për vendasit ndërsa barazoi përkohësisht veterani Sol Kampbel për Arsenalin.