Miqësorja e Pavarësisë, Shqipëria fiton në shtesë
Shqipëria e Kuzhesë ka fituar miqësoren e Pavarësisë me Kosovën. Një gol i sekondave të fundit nga Bekim Bala i dha fitoren kuqezinjve të Kuzhesë. Para tij për Shqipërinë kishte shënuar mbrojtësi i Tiranës, Ditmar Bicaj dhe Gjegji Muzaka me një penallti. Ndërsa për Kosovën shënuan Shpëtim Hasani i IFK Norkoping dhe sulmuesi i Drenicës, Dukagjin Gashi. Takimi u zhvillua në një atmosferë festive jo vetëm në stadium por në gjithë Kosovën por fatkeqësisht në një fushë të keqe, të rënduar nga shirat e shumtë të ditëve të fundit. Në stadium ishin të pranishëm edhe krerët më të lartë të futbollist në dy vendet të cilët më pas patën takime me Presidentin Fatmir Sejdiu si dhe vizituar varrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, dhe kompleksin memorial të Jasharajve. Të ardhurat nga kjo ndeshje do t’u shkojnë familjeve që u prekën nga përmbytjet e fundit në Shqipëri.