Vata: Aleancë ndaj të keqes së futbollit, Dukës
Armand Duka njësohet me të keqen e madhe të topkëmbës shqiptare në gojën e tij. Madje ish-kapiteni i Kombëtares, kandidat, për postin e presidentit të FSHF-së, Rudi Vata pohon se është gati të bëjë pakt “me djallin” për të larguar nga zyra e qeverisë së futbollit tonë, më 9 mars kreun aktual të këtij institucioni. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Vata jep arsyet pse kandidatura e tij duhet të jetë më e votuara. “Do të bëj zyrtarizimin tim në FSHF ditën e nesërme (sot), i cili mesa di unë është edhe afati i fundit i kërkesave për kandisim për postin e presidentit të federatës. Personalisht do të bëj aleancë, do të bashkoj votat e mia në rast se kjo gjë do të duhet për të mirën e futbollit me qëllimin e vetëm: largimin e të keqes së madhe që ka mbërthyer futbollin tonë, Armand Duka. E kam thënë edhe herë tjetër se që futbolli të shpëtojë nga bataku ku është zhytur duhet me patjetër që ky njeri të mos drejtojë më këtë institucion.