Punësimi sezonal jashtë vendit, ja 14 qendrat ku duhet të aplikoni
Sprotelet e Migracionit ofrojnë informacione të plota për punësimin
Jonida Tashi
Të interesuarit për emigrim nuk do të kalojnë më orë të gjata përpara dyerve të ambasadave në Tiranë, për t’u njohur me procedurat për punësim jashtë vendit. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), i ka krijuar shumë lehtësi personave që duan të emigrojnë jashtë vendit, sidomos për qëllime punësimi. Mjafton që ju të paraqiteni pranë zyrave përkatëse të rrethit tuaj dhe aty do të gjeni të gjithë infromacionin e nevojshëm për punën dhe jetesën jashtë vendit. IOM tashmë ka hapur 14 zyrat e reja të Qendrës së Asistencës për Emigrantët në vendin tonë. Hapja e këtyre zyrave, ka si qëllim futjen e emigracionit në kanalet ligjore dhe shmangien e rrugëve të rrezikshme dhe të paligjshme të emigracionit. Informimi mbi migracionin e rregullt dhe nevojat e tregut të punës në vendet pritëse, do ti vijë në ndihmë shtetasve shqiptarë që të mos bien pre e abuzimeve të ndryshme. Kjo për shkak të mosinformimit të duhur për procedurat dhe institucionet përkatëse.
Sportelet
Të 14 sportelet e migracionit ofrojnë infromacion për migracionin në 36 vendet e Bashkimit Evropian. Kështu, në këto sportele të gjithë të interesuarit do të gjejnë informacion mbi: Vizat, kushtet e punës dhe të jetesës, studimet jashtë vendit, programet e imigracionit, të drejtat dhe mbështetjen e emigrantëve, bashkimin familjar, programet e riintegrimit në shqipëri për migrantët e kthyer etj. Këto sportele emigracioni janë shpërndarë në qytetet më kryesore të vendit dhe çdo i interesuar mund të gjejë aty të gjithë informacionin e nevojshëm për punësimin sezonal në vendet e huaja. Pak kohë më parë është përuruar rrjeti i Spoteleve të Migracionit (Qendrat e Shërbimeve për Migrantët) në vendin tonë brenda strukturave vendore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Pas përurimit të këtij rrjeti sportelesh, IOM ka prezantuar 36 Paketat Informuese të përgatitura nga zyra të IOM në rajon dhe të përkthyera në gjuhën shqipe për tu përdorur nga klientë të Sporteleve të Migracionit në të gjithë vendin. Gjithashtu, Qëndrat e Shërbimit për Migrantët organizojnë në bazë të nevojave, kurse trajnimi për kompjuter, kërkim interneti, përgatijen e CV, përgatitjen për intervistë etj pa pagesë.
Paketat
Të 36 shtetet e Evropës, të përfshira në këtë rrjet punësimi ndërkombëtar, kanë Paketat përkatëse Informuese, të cilat japin një informacion bazë mbi kërkesat që duhen plotësuar për të marrë vizë, kushtet që duhet të përmbushin punëtorët e huaj për të hyrë dhe qëndruar në vendet për të cilat janë të interesuar, mundësitë e studimit, lejet e punës dhe qëndrimit, bashkimin familjar, sistemet e sigurimit social dhe shëndetësor, mbështetjen ofruar migrantëve dhe informacione të tjera. Personat, që do të paraqiten në këto sportele, do të regjistrohen në regjistrin e emigrantëve dhe të imigrantëve, pranë këtyre zyrave. Të dhënat e mbledhura do të shërbejnë si bazë në hartimin e marrëveshjeve bilaterale të punësimit dhe do të përdoren për qëllime studimore. Po kështu, këto të dhëna për herë të parë do të vërtetojnë numrin e emigrantëve shqiptarë në vendet e tjera, si dhe do të krijojnë mundësinë për regjistrimin e tyre për të marrë pjesë edhe në votime. Njohuritë mbi kërkesat profesionale të shteteve pritëse që ata do të marrin do e orientojnë formimin e tyre arsimor dhe profesional sipas kërkesave të tregut të punës së këtyre vendeve. Brenda këtij projekti, është parashikuar edhe një strategji, e cila do të ketë në fokus një sërë masash informuese për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, për të drejtat dhe detyrimet e shtetasve tanë emigrantë, sipas legjislacionit të vendit tonë dhe atij të vendeve pritëse.
Qëndra të Shërbimit për Migrantët
Shqipëri
BERAT
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Berat
Lagjia: “28 Nëntori”
Tel/fax: 032 320 01
FIER
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Fier
Lagjia: “Kastrioti”
Rr. “V.Peçuke”
Tel/fax: 034 224 13
LEZHË
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Lezhë
Sheshi Skënderbej, mbrapa Pallatit të Kulturës
Tel/fax: 0215 22423
DIBËR
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Dibër
Rr: “Elez Isufi”
Tel/fax: 0218 2015
GJIROKASTËR
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Gjirokastër
Lagjia: “Pllakë”, pranë bllokut të furrave
Tel/fax: 084 636 13
SHKODËR
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Shkodër
Lagjia: ”Salo Halili”
Rr. “Zogu I”
Tef/fax: 0224 27 80
DURRËS
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Durrës
Rr. “Naum Lasku”
Lagjia nr.4
Tel/fax: 052 2225 65
KORÇË
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Korçë
Lagjia 9, Rr. “1 Maji”,
Tel/fax: 082 430 63
VLORË
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Vlorë
Lagjia: “Sadik Zotaj”
Ish-shkolla e naftës
Tel/fax: 033 235 69
ELBASAN
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Elbasan
Lagjia: “ Kongresi i Elbasanit”
Tel/fax: 054 527 69
KUKËS
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Kukës
Sheshi “Skënderbej”
Kati IV
Tel/fax: 0242 20 78
TIRANË
Sporteli i Migracionit në Drejtorinë
Rajonale të Punësimit Tiranë
Rr. “Vëllezërit Huta”, mbrapa Ministrisë së Jashtme
Tel/fax: 04 363 529
POGRADEC
Sporteli i Migracionit në Zyrën Vendore
të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Pogradec
Lagjia 2. Rr. “Reshit Collaku”, pranë Pallatit të Kulturës, Pogradec
Tel/fax: 083 222 390
SARANDË
Sporteli i Migracionit në Zyrën Vendore
të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Sarandë
Lagjia 1, Sarandë
Tel/fax: 085 222 214
Australi
Austri
Belgjikë
Britani e Madhe
Bullgari
Çeki
Danimarkë
Estoni
Finlandë
Francë
Gjermani
Greqi
Hollandë
Hungari
Irlandë
Itali
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë
Kanada
Kosovë
Kroaci
Letoni
Lituani
Luksemburg
Maltë
Mal i Zi
Norvegji
Poloni
Portugali
Rumani
Shqipëri
Slloveni
Spanjë
SHBA
Suedi
Zelandë e Re
Zvicër
8 Korrik 2008