E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr fund zvarritja, Beja miraton Statusin e Universitetit të Tiranës



Merr fund zvarritja e krijuar nga Ministria e Arsimit, për të mos miratuar Statusin e Universitetit të Tiranës. Tashmë ky universitet, ashtu siç e përcakton edhe ligji i Arsimit të Lartë, do të funksionojë me status dhe rregullore, ndryshe nga më parë, ku drejtuesit e tij dhe të fakulteteve nuk kishin një dokument ku të bazoheshin për të vepruar. Pas shumë përplasjesh dhe ecejakesh që statusi i UT-së ka bërë për disa muaj nga universiteti te ministria, kreu i MASH-it ka hedhur më në fund firmën. Me miratimin e statusit të UT-së, secili prej tetë fakulteteve në varësi të tij, brenda datës 15 korrik, duhet të paraqesë në rektorat projektbuxhetin për vitin pasardhës. Sipas statusit të UT-së, projektbuxheti hartohet nga rektorati, duke u mbështetur në programin buxhetor afatmesëm 3-vjeçar dhe në propozimet e ardhura nga fakultetet dhe njësitë e tjera, si dhe miratohet nga Senati Akademik.

10 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›