Merr "jete" statuti i Partise Socialiste, nis zbatimi ne baze Denis Dedej
Statuti i Partise Socialiste tashme eshte gati per t'u implementuar ne strukturat e partise. Dokumenti themeltar i selise roze, ka filluar shperndarjen e tij ne te gjitha nivelet e strukturave. Ne mbledhjen e fundit te grupit Parlamentar Socialist, deputetet socialiste u pajisen me statutin e ri, nga ku dhe moren udhezimet perkatese per menyren se si do te vijohet per me tej. Gjithashtu deputetet e selise roze do te shkojne ne baze per t'iu sqaruar dhe njohur degeve te Partise Socialiste me "Kushtetuten" e tyre. Pas shume diskutimesh ne strukturat e socialisteve, punes se bere nga grupi per ndryshimet statutore qe kryesohej nga kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci, tashme do te kete nje organizim ne partine me te madhe ne opozite. Humbja e zgjedhjeve te fundit parlamentare ka sjelle ndryshimet e domosdoshme ne statutin e Partise Socialiste, ne pershtatje me sistemin e ri zgjedhor. Ne kete drejtim vihet re organizimi i organizatave socialiste ne baze te Zonave te Administrimit Zgjedhor, duke pasur nje kontroll edhe pershtatje te mire ne strukturen elektorale. Nderkohe, qe kane filluar konsultimet, ne baze te ndryshimeve te reja, qe te zgjidhen kryetaret e rretheve. Ndryshimet ne "Kushtetuten" e Partise Socialiste u realizuan me 18 prill nga Kongresi i socialisteve. Ne kete Kongres, krahas draft-rezolutes ku ishte e perfshire paketa e ndryshimeve, delegate nga vende te ndryshme te Shqiperise propozuan 57 ndryshime te tjera, te cilat u bene te ditura nga sekretari Organizativ ne PS, Blendi Klosi. Te gjitha keto ndryshime u miratuan. Por ne kete kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate fjales se tij te mbajtur perpara delegateve, kur dhe do te votoheshin propozimet, tha se "ne Kongresin e ardhshem ata do te votojne nje statut jo te shkruar me pare ne kuptimin e riorganizimit te partise qe votuan, por ne kuptimin e lehtesimit te statutit e tyre me nje sere paragrafesh apo detajesh qe nuk i gjen ne asnje statut te partive te internacionales socialiste". "Per t'i dhene fund dhe nje tradite qe sa here qe hapet procesi i ndryshimit te statutit shtohen paragrafe, duke u renduar me shtesa. Kjo pasi tani me nuk eshte thjesht nje dokument parimesh themelore por eshte ne nje pjese te madhe dhe nje rregullore e organizimit te brendshem", u shpreh Rama. Ai theksoi se ne nje kohe qe paralelisht me nje dokument te shkruar duhet te kene dhe nje rregullore te statut qe e bejne pastaj cdo detaj te bashkejetoje sipas vullnetit te kongresit dhe forumeve te partise.
DISA NGA NDRSYHIMET NE STATUTIN E PS
• PSSH ne veprimtarine e saj harmonizon demokracise direkte me demokracine perfaqesuese. Anetari i partise e shpreh vullnetin drejtperdrejt ose me delegim.
• Disiplina ne Parti bazohet ne konvergjencen e mendimeve per alternativat e zhvillimit. Pas votimit te vendimit, zbatohet vullneti i shumices.
• Iniciativa personale e anetarit te partise, e shprehur ne emer te PSSH, duhet te jete ne perputhje me Programin dhe Statutin e saj.
• Merren masa disiplinore ndaj anetarit qe ben pjese ne parti te tjera politike shqiptare, brenda ose jashte Republikes se Shqiperise dhe merr pjese ne manifestime qe bien ndesh me qendrimin politik te partise.
• Organizata Socialisteve e zhvillon mbledhjen zgjedhore pas cdo fushate per zgjedhjet e pergjithshme dhe per pushtetin vendor, po per nje periudhe jo me te gjate se dy vjet.
• Asambleja Kombetare e bashkise/komunes zgjedh me votim te fshehte kryetarin dhe sekretarin e partise.
• Mandati i kryetarit te partise te bashkise/komunes si rregull eshte 4 vjet. Ne rast se rezultati i zgjedhjeve te pergjithshme e vendore eshte humbes ose me i ulet se ne zgjedhjet paraardhese, kryetari i partise i bashkise/komunes dorehiqet automatikisht. Kur perberja e AS/ te bashkise/komunes riperterihet, kryetari i partise i nenshtrohet votebesimit.
• Kryetari i partise i bashkise/komunes zgjidhet nga AS e bashkise/komunes me votim te fshehte dhe kandidatura alternative. Kandidaturat per kryetar te partise te bashkise/komunes propozohen nga OS perkatese dhe miratohen nga Kryesia e PSSH.
• Asambleja Socialiste e Rrethit eshte organi me i larte vendimmarres i partise ne rreth.
• Keshilli Koordinues i Partise ne Qark eshte struktura kryesore koordinuese e veprimtarise se Partise ne nivel qarku.
• Organizata socialiste ne emigracion ngrihet mbi bazen e fshatit, komunes, bashkise apo rrethit nga jane apo vijne emigrantet.