Merr shtëpinë me qira, i shet orenditë
04/06/2009 Paditet nga e zonja e shtëpisë, 24-vjeçari justifikohet: Jam pa punë, s’kisha lekë
ELBASAN- Merr shtëpinë me qira i shet edhe të gjitha orenditë. Kjo është cilësuar dhe vjedhja më e veçantë e klasifikuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan aq sa agjentët janë menduar ta quajnë mashtrim, vjedhje apo përvetësim të pronës së tjetrit. Një 24-vjeçar për tre muaj ka arritur të boshatisë të gjithë shtëpinë që kishte marrë me qira duke i shitur orenditë një e nga një tek tregu i gjerave të përdorura. Pronarja e ka zbuluar shumë me vonesë atëherë kur apartamenti ishte thuajse bosh. Edhe fqinjët nuk kanë arritur ta dallojnë bastisjen që po i bëhej apartamentit, pasi autori kishte vepruar me zgjuarsi duke i nxjerrë një e nga një pa u vënë re orenditë.
Policia
Një ditë më parë seksioni kundër krimeve ndaj pronës ka ndaluar 24-vjeçarin Florenc Hida me banim në lagjen “Vullnetari”. Ky i fundit për tre muaj me radhë teksa qëndronte me qira në shtëpinë e shtetases Bukurie Çarçia, 54 vjeç, në lagjen “Kongresi i Elbasanit” akuzohet se ka shitur të gjitha orenditë e shtëpisë. Sipas burimeve të policisë, kur gruaja ka shkruar të marrë qiranë muajin e tretë ka gjetur shtëpinë bosh duke njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit ka ndaluar autorin që mendohet të ketë përfituar rreth 2 milionë lekë të vjetra nga shitjet dhe ka ngritur akuzën për vjedhje. Teksa është shoqëruar nga agjentët, i riu ka treguar se shitjet i kishte bërë pasi ishte shumë i varfër, i papunë, familja nuk e ndihmonte dhe i duheshin para. Të rritur nuk i është gjetur asnjë monedhë në xhepa dhe gruaja që ka humbur orenditë kur priste të fitonte qiranë tashmë do të duhet ta mobilojë sërish atë. Gruaja e kishte dhënë me një qira të ulët apartamentin dhe priste të merrte paratë çdo muaj pa e ditur se ato ishin pjesë e orendive të shitura. Historia ka çuditur aq shumë sa banorët përreth thanë se duhet të gjendet një zgjidhje për një kontratë parapagese mbi qiratë dhe njerëzit duhen studiuar mirë në të kundërt kjo ngjarje mund të përsëritet.