E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antitrafiku bllokon një makinë luksoze

Një makinë luksoze, e vjedhur në Itali, është bllokuar nga antitrafiku i Tiranës. Veç bllokimit të makinës, policia ka dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë edhe poseduesin e mjetit. Sipas të dhënave hetimore nga seksioni kundër trafiqeve të paligjshme, filloi procedimi penal për shtetasin Shuaip Ramazan Tufa, 29 vjeç, banues në Durrës, me arsim 8 klasë, sepse në orën 00.30, në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", pranë bar "Fiesta", iu bllokua mjeti BMW, me targë TR 0998 N, i cili rezulton i vjedhur në Itali. Megjithatë, policia nuk ka mundur të gjejë në moment poseduesin e mjetit dhe e ka shpallur në kërkim atë për sqarimin e plotë të rrethanave të trafikimit të mjetit në Shqipëri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›