Merret në mbrojtje familja e vrasësit
Policia
Forca të shumta policore qëndrojnë ende në fshatin Vidohovë të Devollit, për t’i siguruar mbrojte familjes së autorit të masakrës. Pas kapjes së tij, uniformat blu nuk janë larguar nga fshati Vidohovë, ku u krye masakra. Sipas policisë, familja, gruaja dhe fëmijët e autorit, janë marrë në mbrojtje dhe po ruhen nga forcat policore për të shmangur një hakmarrje të mundshme nga familja e viktimave. Gjithashtu, nën masa sigurie janë edhe të afërmit e viktimave. Policia thotë se të dyja familjet janë në ruajtje, për të shmangur një krim të dytë të mundshëm.
#