E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmuret gjyqtari, shtyhet procesi gjyqësor

“Remzi Hoxha”

Procesi gjyqësor që njihet ndryshe me emrin “Remzi Hoxha”, i zhdukur nga strukturat e SHIK-ut në vitin 1995, nuk është realizuar dje, pasi kryetari i Kolegjit Penal është sëmurur gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Në momentin që po lexohej letër-porosia e ardhur nga Mbretëria e Holandës për pyetjen e të dhunuarit Avdyl Loshaj, gjyqtari ka shfaqur disa shqetësime shëndetësore dhe pas konsultimeve, Kolegji Penal vendosi të ndërpresë seancën. Gjyqtari është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kishte pësuar hemorragji cerebrale.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›