Merret në mbrojtje gruaja e dhunuar
Një grua tjetër është marrë në mbrojtje nga policia, pasi ka rënë pre e dhunës bashkëshortore. Ajo ruhet nga punonjësit e policisë dhe do të jetë gjykata ajo që do të vendosë se si do shkojë fati i saj. Drejtoria e Policisë së Tiranës shpjegoi se nga Komisariati Nr. 5, që mbulon zonën e Kamzës, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Anila Muharrem Roshi, 25 vjeçe, banuese në Tiranë. Ajo u mor në mbrojtje, sepse bashkëshorti Elton Roshi, 25 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Sipas policisë, ky krim është kryer disa herë dhe prandaj është vlerësuar që ajo të merret në mbrojtje, para se të kryhet ndonjë krim edhe më i rëndë.