Vetëgjyqësia, procedim tre personave
Tre kryefamiljarë kanë përfunduar për ndjekje penale, pasi kanë dashur të bëjnë vetëgjyqësi për tokën e tyre. Ata nuk kanë lejuar një firmë të vazhdojë punimet e saj ndërtimore, duke ngritur pretendimin se ata nuk kishin leje. Në lidhje me këtë ngjarje, burimet policore thanë se nga Komisariati Nr. 1 u dërguan për ndjekje penale në gjendje të lirë Fiqiri Besim Gjuzi, 53 vjeç, Hajdar Jonuz Gjuzi, 71 vjeç dhe Ramazan Refik Gjuzi, 50 vjeç, banues në fshatin Bërzhitë. Këta persona, në bashkëpunim, rreth orës 12.30 në Bërzhitë, për motive pronësie dhe me vetëgjyqësi, kanë ndërprerë punimet e firmës së ndërtimit "Aleks" sh.p.k.