E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat në Kukës, plumba mbi dy familje

Një 71-vjeçar është shpallur në kërkim në Kukës, pasi dyshohet se ka qëlluar me automatik mbi dy familje, por fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar. Policia nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje, por shpjegoi se ka shpallur në kërkim Vexhi Matranxhiun. Sipas policisë lokale, filloi procedimi penal për 71-vjeçarin, banues në fshatin Çajë, Komuna Grykë-Çajë, sepse rreth orës 11.00, në këtë fshat, për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesave të shtetasve Dritan e Avni Rustem Matranxhin, 39 e 46 vjeç, me arsim 8 klasë. Policia tha se nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur. Nga ana tjetër, ka nisur puna për kapjen e tij, i cili mendohet se fshihet në male.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›