Zjarr në pallat, digjen tri apartamente
Një zjarr i shkaktuar nga shkëndija elektrike ka
rrezikuar dje jetën e disa banorëve në Yzberisht
të Tiranës. Zjarri ka rënë në katin e katërt
të një pallati, por flakët janë përhapur gjerësisht edhe
në katet e tjera. Mesditën e djeshme, zjarrfikëset janë
njoftuar se një zjarr ka rënë në një pallat të ri në Yzberisht.
Me t‘u njoftuar, në vendngjarje janë nisur dy
mjete zjarrfikëse, ndërkohë që banorët kanë braktisur
pallatin nga paniku i krijuar. Zjarrfikësit, të ndihmuar
edhe nga policia, brenda një kohe të shkurtër
kanë mundur të hyjnë pranë vatrës dhe të lokalizojnë
flakët. Megjithatë, intensiteti i zjarrit ka qenë i madh
dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale,
ku janë përfshirë edhe dy banesa të tjera. Por,
fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të dëmtuar. Policia
tha se pas shuarjes së flakëve kanë nisur hetimet
për zbardhjen e shkaqeve që sollën këtë zjarr. Paraprakisht
mendohet se zjarri është shkaktuar nga
ndonjë shkëndijë elektrike, megjithatë një version
përfundimtar pritet të jepet pas konkluzioneve të
ekipit zjarrfikës, në bashkëpunim edhe me policinë.
Vetëm pak ditë më parë, një tjetër zjarr ra në një gomisteri,
ku rrezikoi jetën e banorëve, të cilët jetonin
në një kat sipër këtij objekti.