Van Nistelroi kthehet sërish në bokse
Ka rigjetur fushën dhe golin pas një mungese shumë të gjatë, por tani Rud Van Nistelroi duhet të kthehet në infermieri. Sulmuesi i Real Madridit, që shënoi në goleadën e "los blancos" ndaj Kserezit në javën e 3-të të La Ligas, ka pësuar një tërheqje në këmbën e majtë dhe do të duhet të qëndrojë larg fushave të futbollit për të paktën 45 ditë. Holandezi ka konfirmuar se ka kontakte me Romën që e kërkon në merkaton e janarit