E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi nderon kujtimin e shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Sabri Godo

4 dhjetor 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko dhe Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu, nderoi sot me dhimbje e respekt kujtimin e shkrimtarit të shquar dhe Presidentit të Nderit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo, i cili u nda dje nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Në homazhet e zhvilluara në Kuvendin të Republikës së Shqipërisë, Kreu i Shtetit shqiptar vendosi një kurorë me lule dhe u përul me nderim para trupit të pajetë të Sabri Godos. Më pas, Presidenti Topi u shprehu ngushëllimet e thella e të sinqerta bashkëshortes, të bijave dhe familjarëve të tjerë të të ndjerit si dhe drejtuesve të Partisë Republikane. Presidenti Topi la edhe një shënim në Librin e Zisë të hapur me këtë rast.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›