Vath Korreshi nderohet me titullin “Nderi i kombit”
Autori i Lajmit: red.
Presidenti dekoron shkrimtarin pas vdekjes, me motivacionin “personalitet i shquar i kulturës kombëtare, me kontribut shumë të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore dhe në kinematografinë shqiptareShkrimtari dhe kineasti i njohur Vath Koreshi u nderua paraditen e djeshme (pas vdekjes) me urdhrin Nderi i Kombit , gjatë një ceremonie të organizuar në Presidencë, ku ishin të pranishëm Kreu i Shtetit Bamir Topi dhe personalitete të njohura të artit dhe kulturës. Shkrimtari i njohur, i ndarë nga jeta dy vjet më parë, u dekorua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, me motivacionin “personalitet i shquar i kulturës kombëtare, me kontribut shumë të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore dhe në kinematografinë shqiptare, në zhvillimin dhe pasurimin e tyre me vepra elitare”. Presidenti Topi ia dorëzoi urdhrin vajzës së shkrimtarit, znj. Ermela Hunçi (Koreshi), e cila në emër të familjes Koreshi u shpreh, “Ne e kemi të vështirë të flasim sot, për një njeri i cili punoi gjithë jetën për të bërë gjithçka të mirë për vendin e tij, pa menduar kurrë se ç do të bënte vendi i tij për të. Dhe ne kemi shumë të vështirë të flasim sot, pasi falë jush ne shohim se sot Vath Koreshi nuk është vetëm i familjes sonë".
Jeta dhe veprat e Vath Korreshit
Vath Korreshi, ky emër i madh në letërsinë shqipe la pas një pasuri të madhë veprash letrare dhe skenare filmash. Veprat më të njohura të tij janë në prozë edhe në poezi, por më shumë shquhet në prozë. “Dasma e Sakos “, “Balada e Kurbinit”,” Rrugë të bardha”, “Gjeneral Gramafoni” dhe shumë vepra të tjera letrare Vath Korreshi i ka bërë skenare filmash, me të cilët ka fituar mjaft çmime në festivale të ndryshme si në filmin “Porta Eva” në vitin 1999 “Syri Magjik” në vitin 2005, etj. Vath Korreshi ka lindur në qytetin e Lushnjës në vitin 1936. Ka studjuar për Gjuhë –Letërsi në Universitetin e Tiranës. Ai ka shkruar mjaft libra dhe skenare filmash. Koreshi ka punuar si gazetar tek “Drita” dhe “Zëri i rinisë”, si dhe përgjatë viteve 1991-1992 ka mbajtur postin e ministrit të MTKRS-së. Vath Koreshi u nda nga jeta në vitin 2006, në moshën 70 vjeçare.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008