Shqiptari që projektoi Muzeun e Londrës në GKA
Autori i Lajmit: red.
“Oxford Brooks University” në Angli ka çelur ekspozitën me projekt diplomat më të arrira në arkitekturë të 10 studentëve më të mirë të këtij universiteti në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë, ekspozitë e hapur nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe ministrit të Kulturës, Ylli Pango. Midis pjesëmarrësve ishin dhe tre studentë shqiptarë Genti Gjikola, Andi Kërçini dhe Besnik Bijo, të cilët kanë paraqitur diplomat e tyre në ambientet e kësaj galerie, si studentë që vijnë nga një eksperiencë evropiane 6-vjeçare të Universitetit të Oxford-it. Në galeri ndodhen të ekspozuar projektet e fituesve të çmimeve më të rëndësishme të arkitekturës në Britani, si të Paul Nicholls, çmimi në bronz dhe Elliot Wingfield çmimi në argjend (Instituti Mbretëror Britanik i Arkitekturës). Ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht 2008, i janë bashkangjitur dhe 4 projekt-diploma të studentëve të degës së arkitekturës të Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe piktura të disa artistëve bashkëkohorë shqiptarë. Pamjet e sjella nga këta artistë ofrojnë projekte, vizatime, makete arkitektonike dhe artistike, skulptura, instalime, pikturë, fotografi dhe video art, të cilat ngrenë problematika që ka sot urbanistika e kryeqytetit. Një nga artistët pjesmarrës në këtë ekspozitë me tipologji të veçantë, e para në vendin tonë, ku ndërrthuret arti me arkitekturën është edhe Genti Gjikola. Një nga studentët shqiptarë që ka studiuar në “Oxford Brooks University” projekti i të cilit ka është vlerësuar ndër tre më të mirat për Muzeun e Kopshteve në Londër.
Si jeni bërë pjesë e kësaj ekspozite?
Të them të drejtën ka qënë një ide e hershme e imja e cila pas disa vitesh me nje bashkupunim të efektshëm me drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima mundëm të organizonim një ekspozitë të tillë. Është një ekspozitë mjaft e veçantë, ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim. Duke qenë se tema e kësaj ekspozite ka një prekje problemesh që përfshijnë pothuajse çdo lloj fushe të krijimit artistik, arkitektonik dhe akademik sinteza vizive do jetë një risi jo vetëm për artin, por edhe për mësimdhënien shqiptare dhe shkollën shqiptare të arkitekturës. Ne synojmë që kjo ekspozitë, e çliruar nga rregullat dhe kërkesat e ngurta politiko-ligjore të lidhura ngushtë me arkitekturën në përgjithësi sot kudo në botë, të nxjerrë në pah shqetësimet dhe fenomenet që ngacmojnë dhe shqetësojnë çdo banor qytetesh metropol sot në Evropë dhe në botë.
Me çfarë projekti jeni paraqiturnë Galerinë Kombëtare të Arteve?
Unë jam paraqitur me një projekt për rikonstruksionin e Muzeut të Kopshteve i cili është një monument kulture i rëndësisë së veçantë në Londër, ndaj edhe puna për rikonstruksionin e tij iu nënshtrua një konkursi. Kam sjellë me projektin tim një rikonstruksion të plotë të godinës duke i shtuar asaj edhe disa kate, por pa e cënuar strukturën e ndërtesës e cila ishte një kishë. Puna ime u vlerësuan ndër tre më të mirta, për guxim e ndërtimit pasi ishte radikale, dhe anglezët i pëlqejnë më shumë rikonstruksionet konservatore.
Cila ishte e veçanta e projektit tuaj, në krahasim me të tjetër?
Unë kisha ofruar një godinë radikale, e cila kishte disa kate shtesë, të cilat për nga forma dhe mënyra e ndërtimit të jepin përshtypjen e një kopshti të gjallë. Veç kësaj unë i kushtova më shumë rëndësi pamjes që mund t u ofroja vizitorëve, e cila ishte magjepsëse pasi shikonte nga parlamaneti anglez. Projekti u vlerësua maksimalisht duke marrë parasysh që ishin paraqitur rreth 40 projekte të tjera për këtë muze.
A është menduar që kjo nismë të vazhdojë edhe më tej?
Ekspozita finale do të jetë një ndërthurje e trefishtë, ku do të gërshetohen me njëra-tjetrën veprat studentore britanike në projekte, vizatime dhe makete arkitektonike dhe artistike, me projekte, skulptura, instalime, pikturë, fotografi dhe video art nga artistë shqiptarë, si dhe me veprat respektivë në arkitekturë të studentëve shqiptarë.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008