Berisha inauguron rrugen e re te Vaqarrit

Kryeministri Sali Berisha foli sot për ndërtimin e Unazës së Tiranës Rurale, e cila do të lidhë fshatrat periferike të Qarkut. Në përurimin e rrugës së Vaqarrit, ai theksoi se qeveria në bashkëpunim me pushtetin lokal, do të bëjë gjithçka për të lehtësuar jetën e banorëve të këtyre zonave, por edhe veprimtarinë e bizneseve.
Rruga e re e Vaqarrit është e gjatë 9 km dhe ka një vlerë investimi prej 159 milionë lekësh. Rikonstruksioni i saj - sipas Berishë - do të ndikojë në uljen e papunësisë dhe rritjen e vazhdueshme të mirëqenies në familjet e kësaj komune.
"Unë ju garantoj se ne do të bëjmë gjithcka që jo ju këtu që jeni ngjitur me Tiranën, po dhe fshatrat më të largta të këtij rrethi e këtij vendi të kenë infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qyteteve. Shqipëria e zhvilluar nuk mund të jetë Shqipëria e metropolit të zhvilluar në Tiranë dhe mesjetës në zonat e tjera. Do të jetë e zhvilluar në cdo pëllëmbë të territorit të saj", tha kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri Berisha tha gjithashtu se në Tiranë dhe rrethina janë ndërtuar dhe rindërtuar gjatë viteve të fundit 350 km rrugë, 45 shkolla, 65 sisteme ujësjellësish dhe kanalizimesh, si edhe 48 qendra shëndetësore. Berisha bëri një tjetër thirrje për kryetarët e komunave duke garantuar se qeveria do të financojë çdo projekt të tyre.
Erjon Ajazi