Mesazhi i Brukselit
Pjesë të raportit të vlerësimit të BE-së për zhvillimet në Ballkan, një epistolar tradicional i fundvitit, janë bërë të ditura ndërkohë që pritet të publikohet zyrtarisht dokumenti. Korrespondentet e Brukselit, me aksesin që kanë na kanë sinjalizuar se nga qendra e Europës nuk pritet te vijnë ëmbëlsira. Duket se politika e shkopit dhe e karrotës vazhdon të mbetet rigozore dhe vektori kryesor që determinon raportet e pjesës së gadishullit ende të paintegruar me kontinentin meme.
Mësohet se problemet kryesore që hedhin ujë të ftohtë mbi optimizmin lokal, kanë të bëjnë me ndarjet e forta politike të faktoreve vendas. Kjo vihet re në Shqipëri, Bosnje, Maqedoni dhe Serbi.
Ne fakt duket se kemi të bëjmë me konstatimin e vjetër, të plagës ballkanike, të mosmarrjes vesh mes palëve, një plagë që paçka se e lashtë gjakon prore dhe me të njëjtën lëngatë.
Brukseli nuk hyn dhe nuk i takon të hyjë shumë në detaje, se cfarë duhet të bëjnë partite politike në vend për tu marrë vesh. Por mesazhi është shumë i qartë. U kërkohet politikanëve në Ballkan që të ndërgjegjësohen që të dorëzojnë nga pushteti i tyre në emër të integrimit.
Kjo është në fakt filozofia e krijimit dhe ekzistimit të BE-së. Vende të rëndësishme të Europës kanë arritur që fill pas luftës së dytë botërore, në një klimë armiqësie të paparë, të delegojnë nga Sovraniteti i tyre, në emër të bashkimit dhe integrimit.
Kjo nuk ka qenë aspak e lehtë për gjermanët, francezet dhe britanikët, kur pak vite para krijimit të BE-së ata kishin shkrehur armët kundër shoshoqit.
E megjithatë, udhëheqësit vizionarë të këtyre qendrave relevante të botës i kapërxyen inatet, duke pasur një përfytyrim të madh. Integrimin.
Politikaneve në Ballkan po u kërkohet me pak. Jo të delegojnë sovranitetin e vendeve dhe kombeve, por të mandatit, të pushtetit të tyre.
Që do të thotë se si ata në pushtet, por edhe ata në opozitë të heqin dorë nga armiqësia, antagonizmi, pra te cëdojnë nga froni e te ulen në bisedime.
Mungesa e konsensusit politik, ndarja e fortë dhe konfliktuale mes kampeve është ajo që theksohet në raport si pengesa kryesore e integrimit.
Dhe jo vetëm në këtë raport, por në të gjitha të hartuara deri tani, qysh pas viteve 90.
Eshtë e pafalshme që nga etja për pushtet, dhe nga frika e humbjes së partisë, lidershipi ballkanas të mbajë peng aspiratën e kombeve për të qenë anëtarë të familjes europiane.
Eshtë absurde, dhe akoma me keq duhet të tingëllojë në zyrat e qelqta të Brukselit, fakti që për konjuktura të brendëshme të formacioneve që kanë të bëjnë me karrierën e liderëve, të sakrifikohet procesi integrues.
Bashkimi Europian nuk futet në detaje, por mesazhi është i qartë për popujt e këtyre vendeve. Brukseli kërkon të thotë se shqiptarët, serbët, boshnjakët, etj, ti marrin vete në dorë fatet e vendit, dhe të zgjedhin elitat që duhet, të caktojnë lidershipin që do të punojë vërtet për integrimin dhe jo ta përdorë atë thjesht si slogan.