E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, shpërthen autoboti, 2 të vdekur

Një zjarr ka rënë sot në orët e para të mëngjesit pranë një depozite bitumi pasi një autobot me solar shpërtheu. Nga informacionet e para mësohet se nga ngjarja që ndodhi në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës kanë mbetur të vdekur dy persona.
Ata janë shoferi i autobotit Fitim Nurce dhe Hekuran Rrota, saldatori i një firme ndërtimi, në hapësirën e së cilit ndodhej autoboti dhe 3 cisterna me bitum. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat të shumta të zjarrfikëses që kanë arritur të venë në kontroll flakët e zjarrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›