Gjykata i rikthen gradat Agim Shehut
Ish-zëvendësministri i Rendit, njëkohësisht dhe ish-drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit, Agim Shehu, rifiton gradën e Gjeneralit. Gjykata e Tiranës e ka cilësuar si të padrejtë dekretin e vitit 1998 të presidentit Rexhep Meidani. Ne seancen e ditës së djeshme, Gjykata, e cila shqyrtoi cështjen vendosi ti japë të drejtë Gjeneral Shehut. Gjykata e shfuqizoi vnedimin e Presidentit pasi në kompetencat e tij nuk hyn heqja e gradave por vetëm ulja e tyre. Kërkesa për rikthimin e gradës u bë nga Agim Shehu vetëm pak muaj pas rikthimit në Shqiperi, me argumentimin se dekreti i Mejdanit ishte i padrejtë.