Mesazhi sekret i Pangos: “Auditi ka konstatuar abuzimet ne Teater”
Ministri ”harron” te publikoje auditin e ri, por siguron denoncuesin e skandalit, Hervin Çuli, per vertetesine e akuzave te tij. Dyshime per implikimin e audituesve ne skandal...
Habjon Hasani
Pas publikimit ne media te disa dokumenteve dhe deshmive, te cilat hidhnin dyshime lidhur me veprimtarine e Teatrit Kombetar, kreu i ketij Teatri, z. Kristaq Skrami, eshte kunderpergjigjur duke nxjerre rezultatet e auditit te Ministrise, i cili, per hir te se vertetes, nuk konstatonte asnje shkelje nga kreu i Teatrit. Por natyrisht, auditi ”kishte harruar” te merrte ne konsiderate disa dokumente, te cilat u botuan te ”Albania” e nga ku me pas ministri Pango garantoi se keto dokumente dhe deshmi do te pasqyroheshin ne auditin e ri (qe u kerkua zyrtarisht nga regjisori Hervin Çuli). Aktualisht drejtori Skrami ka perdorur auditin e pare (me te drejte) per te thene publikisht se per sa kohe qe atij nuk i dokumentohen shkelje, te gjitha akuzat e ngritura ndaj tij jane thjesht shantazhe. Por mesazhi elektronik (i dates 30 nentor) i ministrit Pango, qe boton sot ”Albania”, tregon se ka nje audit te dyte brenda vitit per kete institucion. Pango siguron nepermjet kesaj SMS-je regjisorin Hervin Çuli se te gjitha akuzat e tij do te jene te pasqyruara ne auditin e ri. Ne baze te ketij mesazhi elektronik, ministri jo vetem i gjen te drejta akuzat e Çulit, por e garanton ate per mbeshtetjen qe ai ka nga Ministria si dhe per pasqyrimin edhe ne audit te shkeljeve te denoncuara. Gjithsesi, eshte i sigurt fakti se ky audit nuk behet publik, nderkohe qe i gjithe ky proces implikon ne menyre te pakthyeshme grupin auditues te Ministrise.
Implikimi
Ne kushtet kur auditi i pare nuk ka zbuluar asnje prove komprometuese dhe kur ministri siguron se auditi i dyte i ka siguruar keto prova, automatikisht bie nje hije dyshimi lidhur me vete sektorin e Auditit te Ministrise. Eshte e qarte se ne kundershtim me ligjin, te dyja keto audite i ka udhehequr i njejti person, nderkohe qe nga regjisori Çuli eshte denoncuar publikisht lidhja dhe bashkepunimi antiligjor mes audituesve dhe krereve te Teatrit. Keto akuza te Çulit duket se perputhen me realitetin, pasi shume dokumente qe edhe gazeta ”Albania” i dispononte, çuditerisht nuk ishin verejtur nga grupi i auditit. Implikimin dhe rolin e dyshimte te grupit te audituesve gazeta e ka paralajmeruar qe ne artikullin e pare qe lidhej me kete skandal, duke theksuar: ”Deri tani ‘Albania’ ka konstatuar nje numer te madh indicesh, qe hedhin dyshime mbi nje rrjet te organizuar dhe te mirestrukturuar brenda ketyre institucioneve, qe mund te jene te lidhur me falsifikimin e biletave. Nderkohe qe te dhenat paraprake tregojne se nga ana e Ministrise se Kultures eshte ofruar mbrojtje per rrjetin e falsifikatoreve, pasi shume denoncime te ardhura nga brenda institucionit jane ”sterilizuar” nga ana e Auditit te ketij institucioni, e me pas denoncuesit jane pushuar nga puna”. Implikimi i grupit auditues nga Ministria dihej nga gazeta qysh ne fillim, pasi ”Albania” dispononte me kohe nje numer te madh dokumentacioni dhe deshmish (ende te pabotuara), te cilat te çojne ne kete piste.
Dokumentet
Nje sere dokumentesh dhe deshmish komprometuese jane botuar ne ”Albania”, por per hir te se vertetes keto materiale jane vetem nje pjese e atyre qe gazeta disponon. Ne kushtet kur Ministria e Kultures garantoi per riauditimin e Teatrit dhe pergjegjesit e deshtimit te auditit te pare, ”Albania” e pa te udhes qe te botonte vetem nje pjese te materialeve komprometuese, me qellim qe pergjegjesve te ketij skandali te mos u behej ”gjyqi ne gazete”. Krahas dokumenteve dhe deshmive radhiten dhe disa SMS te personave te lidhur me çeshtjen, nga permbajtja e te cilave eshte e lehte te konstatosh se ne kete histori ka shume me teper nga sa eshte bere publike, apo se influencat jane ne rangje me te larta nga sa mund te mendohet.
Skandali, kreret e Teatrit shperthyen magazinen
Ne daten 2 nentor, dera e magazines se Teatrit Kombetar eshte shkallmuar, nderkohe qe tri dite me pare (30 tetor) shefi i Kabinetit te ministrit te Kultures, me ane te nje shkrese zyrtare, i kerkonte institucionit te Teatrit Kombetar te mos kryente asnje veprim pa sinjalizuar me pare Ministrine. E gjithe historia ka filluar ne daten 26 tetor, kur kreu i Teatrit Kombetar firmosi shkarkimin nga puna te magazinieres Luljeta Doko. Ky largim ishte motivuar per “shkelje” gjate faturimit ne magazine te nje sasie hidrokarburi. Ne daten 29 tetor magazinierja ben ankimim te urdhrit ne Ministrine e Kultures, duke shpjeguar argumentet perkatese dhe pergjigjja nuk vonon. Ministria i kerkon ne daten 30 tetor drejtorit te Teatrit rishikimin e mases (sepse ishte thjesht kundervajtje per te cilen mund te jepej nje qortim), duke i theksuar ne fund se nuk duhej te kryhej asnje veprim ne magazine pa njoftuar Ministrine dhe personin e interesuar (pra magazinieren). Kesisoj ishte taksative dhe e prere per drejtuesit e Teatrit se nderhyrjen ne magazine mund ta kryenin vetem ne prezence te magazinieres dhe duke e njoftuar ate paraprakisht sikurse dhe Ministrine. “Albania” botoi nje jave me pare procesverbalin e dates 5 nentor, ne te cilin kane nenshkruar pese zyrtare te Teatrit Kombetar si dhe magazinierja. Çka eshte me e rendesishme eshte firma e juristes se Ministrise, znj. Aida Toqi, ne kete procesverbal. Nga permbajtja e tij arrihet te kuptohet se edhe pse procesverbali per hapjen e magazines eshte bere ne daten 5 nentor, e aty eshte konfirmuar fakti se dera e magazines eshte gjetur e “shqyer” dhe per kete konstatim, magazinierja Doko ka nje pergjigje te sakte, pasi ka nenshkruar se shperthimi i deres se magazines ka ndodhur qe ne daten 2 nentor.
Inventaret e Teatrit jane falsifikuar
Disa dite me pare ”Albania” botoi faksimile te inventarit zyrtar te Teatrit Kombetar, ku shifrat kompjuterike ishin trukuar me stilolaps, nderkohe qe ne faqen e fundit te ketij inventari bie ne sy mungesa e nje firme. Eshte pikerisht firma e ish-magazinieres ajo qe mungon, por duket se vete magazinierja e ka justifikuar mungesen e firmes se saj duke bere nje shenim te posaçem. “Kundershtoj vendosjen e firmes per shkak te gabimeve ne perllogaritje dhe per shkak te korrigjimeve”. Pikerisht keshtu ka nenshkruar ish-magazinierja Doko ne fund te inventarit, ndersa eshte e qarte se kete inventar e ka firmosur zonja Shaniko Ruçaj dhe komisionaret Majlinda Koçibelli dhe Ndoc Malaj. Po perse ish-magazinierja e institucionit ka refuzuar te firmose nje inventar mbushur plot me korrigjime dhe per me teper çfare ka ndodhur pasi drejtuesit me te larte te Teatrit Kombetar kane konstatuar denoncimin e nenshkruar qe ish-magazinierja i ka bere inventarit? Pertej ketyre dilemave i sigurt eshte fakti se sot ish-magazinierja Luljeta Doko rezulton e papune (edhe pse firma e saj nuk rezulton ne asnje dokument te trukuar), ndersa tre punonjesit e tjere qe kane nenshkruar materialin e falsifikuar vazhdojne te qete punen ne Teater! Ky inventar nuk eshte permendur kurre ne auditin e pare qe i eshte bere ketij institucioni.
15 Dhjetor 2007