E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meshkujt, 8 rregullat e arta për të qenë në formë

Larg rregullave të dietave stresuese dhe ushtrimeve fizike të lodhshme. Me pak lëvizje, burrat mund t’u japin grave këshilla të vlefshme, për të mbajtur trupin në formë pa u sforcuar shumë

Meshkujt u rekomandojnë grave që t’i marrin në konsideratë rregullat e tyre për të pasur një jetë të shëndetshme dhe një trup elegant. Por lind pyetja: A do të munden vërtet këto rregulla t’i ndihmojnë gratë të bien nga pesha më shpejt, të ngelen të dobëta, të shëndetshme, të lumtura, duke harruar përgjithmonë dietat e mërzitshme dhe stresuese që përdoreshin dikur? Le ta provojmë, meqenëse para kemi edhe plazhin...

Në kohët e sotme, pothuajse gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në periudhën e verës, është më se e zakonshme të dëgjosh se një femër është me dietë për të qenë perfekte. Por, nëse kjo fjalë është e zakonshme për femrat, është vërtet e çuditshme të dëgjosh për një mashkull që mban dietë. Pjesa më e madhe e tyre shpesh nuk e vret mendjen kur e sheh se ka shtuar në peshë. Në fakt, njerëzve dhe sidomos femrave, u pëlqen të thonë se një burrë i shëndoshë është një burrë i mirë, pavarësisht se çdo gjë ka limitet e saj. Herët ose vonë, vjen një moment kur njeriu e kupton se pesha e tepërt e pengon në shumë drejtime për të bërë një jetë normale. Nga studimet e ndryshme është vërtetuar se burrat shtojnë më shumë në peshë kur janë pasivë: qëndrojnë ulur pjesën më të madhe të ditës, nuk ecin kurrë, sepse preferojnë që çdo punë ta kryejnë me makinë dhe t’i kalojnë mbrëmjet përballë televizorit me ndonjë birrë apo patate të skuqura përpara. Mund t’ju duket e pabesueshme, por edhe burrat kanë krijuar metodat e tyre për të rënë nga pesha dhe për ta kthyer trupin në gjendjen e mëparshme. Po ashtu, ata këmbëngulin se këto metoda janë tërësisht ndryshe nga rrugët tradicionale që ndjekin femrat për të humbur kilet e tepërta. Dhe këto janë ato çka burrat u rekomandojnë të gjithëve pa përjashtim dhe veçanërisht atyre burrave që dëshirojnë të jenë sërish elegantë. A mos ndoshta edhe gratë duhet t’i ndjekin ato për të parë nëse janë më efektive se dietat tradicionale që ato kanë ndjekur prej kohësh? Ja disa këshilla të thjeshta, por shumë të suksesshme. Para së gjithash është e rëndësishme të dimë se sa kilogramë duam që të humbim dhe sa kohë do të na duhet për këtë.

Së dyti, duhet të harrohen të gjitha dietat e publikuara nëpër libra, revistat e femrave apo emisionet televizive. Disa kohë më parë, një revistë periodike britanike publikoi një artikull me rëndësi të veçantë, ku shkruante se një dietë nuk mund të ishte efektive për të gjithë, sidomos nëse rregullat e ushqyerjes mund të kenë një efekt të tmerrshëm në peshën e personit. Së treti, dikush që kërkon të humbasë peshë, duhet të jetë patjetër më aktiv. Këtu përfshihet ngjitja dhe zbritja e shkallëve pa përdorur ashensorin. Ecni disa pjesë gjatë rrugës suaj për në punë dhe mos harroni të bëni të njëjtën gjë edhe kur të ktheheni. Harroji rregullat tradicionale dhe përcaktimet për të gjitha dietat, që thonë se nuk duhet të hani pas orës gjashtë nëse ju shkoni në shtrat pas mesnatës. Ata që zakonisht flenë pas orës 2:00 të mëngjesit mund të shtojnë në mënyrë të frikshme nëse rrinë zgjuar dhe janë aktivë dhe nuk kanë ngrënë pas orës gjashtë pasdite e deri sa të bien për të fjetur. Burrat që kanë pasur më shumë sukses me dietat tregojnë se është më mirë nëse ju hani vaktin e fundit një orë e gjysmë para se të shkoni për të fjetur. Por çdo të thotë të rregullosh ushqimin? është e rëndësishme se ne nuk duhet të eliminojmë asnjë produkt nga vaktet e rregullta të të ngrënit çdo ditë. Kështu, nëse ne duhet të ndalojmë së ngrëni disa produkte, mund t’i zëvendësojmë ato me produkte që janë më të shëndetshme për organizmin. Gjithashtu është mirë të kujdeseni edhe për përmbajtjen kalorike të produkteve, kur shihni se rregullimi i vakteve dhe dietat e arsyeshme kërkojnë më shumë shpenzime. Ja tetë rregullat e arta që ata propozojnë.

Hani mëngjes të shëndetshëm

Të mos hash mëngjes nuk të bën mirë. Por edhe të hash një kroasant të shoqëruar me kafe, sigurisht që nuk është zgjedhja më e mirë. Pas natës, organizmi ka nevojë për energji për të rinisur punën, por “çifti” kafe-briosh përmban shumë sheqer dhe yndyra. Ja një shembull i mëngjesit që duhet ndjekur: një portokall ose lëng frutash, dy feta buke integrale, një fetë djathë pa yndyrë, reçel pa sheqer dhe kos.

Të bësh zgjedhjet e duhura kur ke uri

Të hash biskota apo çokollata për të mbushur “vrimën” në stomak nuk është vendimi i duhur, sepse ndjenja e ngopjes nuk do të zgjasë për shumë kohë. është vërtetuar se ngrënia e një produkti të ëmbël kërkon që të pasohet me diçka të tillë. Këshillohet të hash ndonjë mollë, ndonjë fetë proshute ose të pini lëng të freskët frutash.

Kujdes ndaj pijeve me shumë sheqer

Të gjitha ushqimet që hamë gjatë ditës përmbajnë sheqer, kush në sasi më të madhe e kush më të vogël, për këtë arsye marrja e sheqerit përmes kafesë apo duke ia shtuar lëngjeve jo vetëm që është e dëmshme për linjat, por shpesh bëhet e rrezikshme. Dietologët këshillojnë më mirë pa shtuar sheqer, ashtu të hidhura siç janë.

Përbërësit e atyre çka hamë

Një panine mund të jetë shumë e shëndetshme, por kjo varet nga përbërësit që ajo “fsheh” brenda saj. Meqenëse pjesa më e madhe e njerëzve të punësuar nuk kanë kohë të kthehen në shtëpi për të ngrënë dreka të shëndetshme, paninet mund ta zëvendësojnë plotësisht nëse mbushen me proshutë, apo perime të freskëta. Buka integrale është gjithmonë më e preferuar. Ndalohet rreptësisht majoneza, sallami, peshku ton i përzier me vaj ulliri, sepse përmban shumë yndyrë.

Zgjidh metodat e duhura të pjekjes

Asnjëherë ushqime të skuqura, jo vetëm atëherë kur je duke mbajtur dietë, por në çdo ditë të jetës. Pjekje me avull dhe pa vaj. Në raste shumë të rralla, pak vaj ulliri.

Kufizoni konsumin e alkoolit

Në vend të verës, të birrës apo “Martinit” është më mirë të pini lëngje frutash. Nëse nuk i rezistoni dot përpjekjeve të një gote, kërkoni verë me pak kalori dhe më pak të dëmshme për shëndetin.

Shmangni konsumin e djathit në çdo vakt

Momenti më i mirë për ta përdorur është mëngjesi. Por nëse disa nuk munden ta konsumojnë kaq herët, është mirë të përdoret vetëm një herë në ditë, pa e shoqëruar kurrë me mish.

Kufizoni përdorimin e bukës

Buka nuk duhet eliminuar krejtësisht, por duhet kufizuar. Jo më shumë se një fetë në vakt. Edhe në këtë rast, nëse është integrale, është më e mirë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›