E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat e stinës, preken 5 mijë persona

Brenda një jave

Të paktën 5 mijë persona janë prekur këtë javë nga viroza që po qarkullon në vend. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik mendojnë se numri është më i lartë. Simptomat e kësaj viroze janë më të lehta se të gripit të zakonshëm, ndaj janë të shumtë qytetarët që vazhdojnë aktivitetin e tyre në punë, çka ka sjellë edhe infektim të personave të tjerë.

Të dhënat që vijnë nga poliklinikat, por edhe nga spitalet, tregojnë se simptomat e këtij virusi janë kolla, rrufa, lodhja e muskujve, temperatura e lehtë. Ky virus ka prekur edhe fëmijët, por shifrat zyrtare raportojnë për një numër jo të konsiderueshëm. Luhatja e shpeshtë e temperaturave, si dhe ndryshimi i kushteve atmosferike, favorizojnë përhapjen e viruseve dhe rritjen e sëmundshmërisë. Specialistët i këshillojnë të gjithë qytetarët që të vizitohen pranë mjekut të familjes.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›