E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meshkujve u pëlqejnë femrat e rrezikshme



Femrat e sjellshme, të cilat zakonisht përgjigjen: “Po, zemër…”, shumë rrallë krijojnë ndonjë qëndrim dhe nuk e kundërshtojnë partnerin e tyre, janë më pak të dëshirueshme nga meshkujt. Shumica e meshkujve kërkojnë nga femrat, jo vetëm të jenë partnerë të barabartë, por edhe të jenë të rrezikshme, të dinë çka duan, të kenë jetën e tyre, punën, ambiciet, qëndrimet e palëkundshme dhe të mos thyhen lehtë.
Femra, e cila nuk i gjunjëzohet mashkullit të saj është më tërheqëse dhe më e dëshirueshme në kohën moderne, në krahasim me femrën e ndjeshme, e cila e pret princin me kalë të bardhë. Meshkujve u pëlqen konkurrenca. Ata janë krenar nëse kanë një veturë të tipit të veçantë, parfum ose tesha me firmë, e njëjta vlen edhe për femrën. Meshkujve u pëlqejnë femrat për të cilat duhet të japin shumë mund për ta bërë për vete. Ata kanë dëshirë që femra e tyre të jetë e veçantë, ndryshe nga tjerat dhe intriguese. Ndërsa shumë më shkurt do të qëndrojnë me një femër, e cila pranon me të parën, pasi do të mërziteshin shumë shpejt. Mashkullit nuk i pëlqen që femra t’i rijë në qafë. Kur del me shoqërinë për të pirë, dhe e dashura e tij e mer disa herë në telefon, do ta mërzis shpejt. Ndërsa nëse partnerja nuk i thotë asgjë, dhe përkundër kësaj edhe ajo del me shoqërinë e vet, do ta intrigojë më shumë egon e mashkullit, në këtë rast mashkulli do të jetë ai që do ta thërrasë në telefon.
Meshkujt “ndizen” më shumë pas femrave, të cilat qëndrojnë të fshehta, i mbajnë në distancë, dhe nuk i lejojnë të kenë kontroll mbi to. Femrat e pavarura, me vetëbesim, nuk e përmendin lehtë martesën, dhe kjo do t’i sjell shumë më shpejt tek altari.
Siguria
Gjithkush ka nevojë për siguri në jetën seksuale. Njerëzit shprehen se kanë nevojë për një siguri në jetën e tyre të përditshme, në punë, në çift, etj. Duke u rikthyer në vitet ’80-të, në anketat lidhur me dëshirën femërore vihet re se një femër ka dëshira seksuale, por ajo duhet të ndihet e sigurt. Pra, çiftet duhet të jenë të sigurt. Tashmë nuk mund të pyesim më se deri në ç’masë, kjo siguri mund të bëhet e bezdisshme. Ka një nuancë, ndryshim mes besimit aq sa duhet dhe të mos bërit të mërzitshëm. Për qëndrueshmërinë të gjitha gratë ëndërrojnë një dashuri të madhe dhe të rrish gjithë jetën bashkë. Por jeta është e gjatë. Natyrisht që ato e kanë këtë dëshirë thellë brenda vetes. Por ky detaj zbehet kur ato shohin se jeta në çift nuk zgjat shumë për shumë arsye. Sot i jep fund lidhjes me dëshirë për gjërat që nuk të shkojnë më për shtat, duke përfshirë edhe anën seksuale. Ne kemi nevojë për t’u përmirësuar. Te çiftet e tanishëm është shumë e vështirë të realizohet, kështu që shkojnë drejt ndarjes.
Ndarja
Sipas statistikave një në dy çifte ndahen. Ekspertët thonë se do të gaboheshim nëse do të mendonim se pasioni zgjat 50 vjet. Sipas ture, fjala “pasion” bllokon gjithçka. Në pjesën e parë të shekullit XX, zgjidhej një njeri që ishte punëtor dhe që vinte nga e njëjta shtresë sociale. Nëse ishin mirë me njëri-tjetrin, ishte se e zbulonin njëri-tjetrin në mënyrë progresive. Pasioni është buka e bardhë që duam ta hamë menjëherë! Nëse nuk bëjmë asgjë, pasioni zgjat vetëm 18 muaj. “Ose njerëzit nuk bëjnë asgjë me idenë se fajin e ka gjithmone tjetri”, - shprehet seksologu Mimoun. Prandaj, për të dalë nga kjo gjendje duhet thënë se në dashuri pasioni i jep një energji që në fillim dhe në vazhdim për çiftin. Njerëzit merren me punët familjare, me paratë, fëmijët, projektet profesionale. Asnjë nuk të flet për anën seksuale. Të thuash: “I bëra llogaritë ajo nuk më dëshiron më” apo “Ajo më la” është një ngushëllim i përgjithshëm. Dimensioni seksual përhapet gjatë fazave të jetës dhe sipas prioriteteve të momentit. Seksualiteti nuk është asnjëherë linear. Ideali i shkrirjes, i një energjie të vazhdueshme është një gënjeshtër. Kur thuhej se: “Në fillim ishte më mirë”, kjo nuk ka të bëjë me gjërat konkrete, materiale. Por, kjo ka të bëjë me aftësinë për të ndarë emocionin.
Anketa
Në një anketë, pyetjes “Mendoni shpesh për seksin?”, meshkujt i janë përgjigjur “Po” në masën 61 për qind, ndërsa femrat 35 për qind. Çiftet përplasen në atë që ka të bëjë me dëshirën seksuale. Tek një në dy çifte, femra ka më shumë probleme me këtë dëshirë. Vetëm se një gjë e tillë sa vjen dhe po ndryshon. Ka gjithnjë e më shumë burra që flasin për mungesë dëshire. Dhe burrat kanë të njëjtat argumente si dhe femrat. Ata thonë: “Kur zihesh gjithë ditën nuk ke se si të bësh dashuri në darkë!”. Meshkujt kanë hyrë në shekullin XX-të me idenë se femrat kanë dëshira, dhe kjo gjë është bërë për to. Por femrat, në hakmarrje të kësaj dëshire seksuale i vendosin burrat në vendin e detyrimit që t’iu jepen atyre.
Dieta
Një dietë e shëndetshme jep edhe rezultatet e saj pozitive. Dhe kjo vlen jo vetëm në drejtimin shëndetësor dhe mirëqënien fizike, por edhe në rregullimin dhe përmirësimin e aktivitetit seksual. Dietologët dhe seksologët pas studimeve dhe eksperimenteve të ndryshme kanë arritur të na servirin një dietë me rezultate pozitive për shëndetin seksual. Në fakt, këtë herë, përveç vështirësisë për të rënë ndonjë kile nga pesha në një muaj dhe falë një regjimi ushqyes shumë preciz, do të jetë e mundur për ta rregulluar më mirë paraqitjen tuaj seksuale dhe arritjen e orgazmës kënaqshëm e më lehtësisht. Një numër jo vogël dietash të tilla gjenden në faqe të ndryshme të internetit. Dietat për arritjen e orgazmës, shumë shpejt do të bëhen edhe një libër i vërtetë, që tregon që disa ushqime mund të jenë shumë favorizuese dhe disa të tjera penguese të epshit e përgjigjes seksuale. Ndërmjet ushqimeve të përmendura në dietat seksuale dhe me shumë ndikim është vaji i peshkut. Ai është i dobishëm edhe për zemrën. Gjithashtu, më pas, është i nevojshëm edhe një raport preçiz i vitaminave dhe i mineraleve, konsumimi i çokollatës është prezenca e balancuar e ushqimeve të ndryshme të tavolinës. Edhe më të rëndësishme se ushqimet, që favorizojnë orgazmën, janë ato që e rrëzojnë këtë balancë. Mund të jepen disa shembuj të substancave shumë të ngjashme, që me shumë lehtësi mund ta “vrasin” orgazmën. E para është kafeina, një substancë me të cilën ne abuzojmë shumë shpesh, sidomos në ditët që jemi shumë të mbingarkuar me punë. Kafeja dhe shumë ushqime që shtojnë kafeinën duhet të konsumohen me kursim.

Përjetimi i dashurisë dhe ndjenjat

Ndihma ndaj të tjerëve apo e ashtuquajtura ndjesia altruiste, është e lidhur me një mbrojtje më të madhe dhe mirëqënie më të lartë të shëndetit mendor, krahasuar me rastet kur personi është përfitues i ndihmës nga të tjerët. Kjo do të thotë se përkrahja, ndihma që dikush mundet t’i bëjë familjarëve, bashkëshortit, apo të tjerëve ka më tepër përfitime për vetë personin sesa për individët që e marrin këtë lloj përkrahjeje. Ndjenja e dashurisë herë na mbron e herë na bën më të pavëmëndshëm, më të papërqëndruar e më të shqetësuar. Shumë studime kanë treguar se gjatë periudhës së rënies në dashuri dhe gjatë përjetimit intensiv të saj, sidomos në gjashtëmujorin e parë, nivelet e serotoninës, një neurotransmetues, janë tepër më të larta sesa vlerat normale. Studiuesit kanë studiuar alterimet e niveleve të serotoninës gjatë rënies në dashuri me luhatjet e niveleve të saj gjatë çrregullimeve obsesivo-kompulsive.

6 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›