E Diel, 1 Nëntor 2026

Femrat drejtuese, më të këqija se meshkujt



Femrat që mbajnë poste drejtuese në punë janë më të këqija se meshkujt. Në këmbim të humbjes se reputacionit të femrave apo të falimentimit të punës së tyre, psikologët thonë se për femrat ekziston gjithmonë një lloj pakti me të keqen. E thënë ndryshe, femrave i’u duhet të bëjnë edhe gjëra, të cilat nuk i’u kishin shkuar kurrë më parë ndër mend gjatë jetës së tyre. Një femër, në dukje e keqe, e përfshirë nga lodhja dhe mundimi për të bërë karrierë me çdo kusht, si edhe ankthi për detyrën e re që do t’i caktojnë. Femra të tilla, të cilat kthehen në “shtriga” para bartësve, në botën perëndimore i gjen gjithmonë e më tepër. Madje, thuhet se ato janë më të këqija edhe se vetë meshkujt, kur vjen fjala për të drejtuar një vend pune me shumë vartës nën veten e tyre. Si protagoniste, një femër të tillë e ka marrë Majkell Klejton në një film të tij të fundit. Brenda tij, personazhi kryesor, e cila është një femër, shfaqet si mjaft e zonja në mënyrën e shfaqjes së ambicieve të saj për të bërë karrierë, por ndërkaq, ajo paraqitet edhe si shumë e hutuar dhe aspak e sigurt tek vetja e saj. Por ama, e kupton në fund se cili është sekreti i gjithë femrave për t’ia dalë mbanë në një vend pune: të përpiqet të tregohet sa më e rreptë për të pasur në dorë situatën. Madje, duke u’a kaluar edhe vetë meshkujve.
Psikologët
Sipas psikologëve, një femër kur vihet në krye të një ndërmarrjeje apo çfarëdo pozicioni tjetër drejtues, nis të adoptojë një stil të ashpër pune dhe zbulon se i duhet të bëjë me të keqen e mundshme, jo vetëm për ta mbajtur atë, por edhe për të qenë e respektueshme. Sikundër zbulon edhe faktin tjetër se, të tregohet e butë apo tolerante i kthehet gjithmonë në një armë të kundërt ndaj vetes. I mbetet asaj dhe jo presidentit që të merret me vartësit, me agjentët ndërkombëtarë, që mund të ketë ndërmarrja, pasiguritë e ndërmarrjes së veprimeve të ndryshme etj. Vetëm në këtë mënyrë, ajo arrin të sigurojë pak pushtet. Ky është modeli i sotëm i femrës joshtëpiake, së cilës i duhet të mbajë mbi supe shumë punë dhe përgjegjësi në familje apo ndërmarrje. Një femër drejtuese gjendet gjithmonë para ankthit, nëse do t’ia dalë si duhet të mbajë brenda vetes të gjithë peshën, që i shkakton stresi i vazhdueshëm i punës. Dhe për ta mposhtur atë, duhet të japë gjithmonë përshtypjen se është një grua e fortë, s’ka problem nëse i shtohet kësaj pamjeje edhe fakti se ajo është e keqe. Ndërkaq, shumë psikologë i kanë shtruar vetes pyetjen: “Përse bëhen të rëndësishme vetëm gratë e këqija?”. Ose e anasjellta, për t’u bërë të rëndësishme, përse grave i’u duhet të pranojnë edhe role të këqija? Sipas psikologëve, për femrat ekziston gjithmonë një lloj pakti me të keqen në këmbim të humbjes së reputacionit të tyre apo të falimentimit të punës së tyre.
Studimi
Kështu, sipas një studimi, të realizuar nga një grup kërkuesish të Universitetit të Exeterit, në Britaninë e Madhe, të koordinuar nga psikologët Mishel Rajan dhe Aleks Haslam, duke krahasuar rezultatet e firmave apo ndërmarrjeve, ku drejtuesit e tyre janë femra, është arritur në përfundimin se femrave i’u jepen më shpesh sesa meshkujve punë që kanë të bëjnë me menaxhimin, si edhe përgjegjësi në kohë kritike për ndërmarrjet. “Në këtë mënyrë,- thuhet në këtë studim,- femrave drejtuese i’u ndodh shumë shpesh të gjenden në situata më të vështira dhe delikate sesa drejtuesit meshkuj. E për këtë arsye, pozicionet e tyre të lidershipit janë më të rrezikshme dhe delikate në të njëjtën kohë. Por ama, femrat i pranojnë, gjithsesi, të tilla poste. Dhe sipas spikologëve, kjo ndodh, pasi femrat kanë ende shumë vështirësi të arrijnë në majë. Dhe kur u ofrohet një vend për të drejtuar apo menaxhuar, ato nuk kanë sesi të thonë “Jo”, pasi rastet e tilla nuk është se i’u vijnë shumë shpesh në jetë. Ndërsa me meshkujt, sipas psikologëve, nuk ndodh e njëjta gjë. Ata kanë gjithmonë më shumë zgjedhje gjatë rrugës së tyre të punës.
Shefet “e këqija”
Shefet “e këqija”, nëse mund të quhen kështu, kthehen në të tilla për disa arsye. Njëra prej tyre është se kur pranojnë drejtimin e posteve të rrezikshme, i pari mendim që u kalon në kokë, është ai se: “Kur më jepet një mundësi e tillë, mund të jem e para dhe e fundit që të tregoj sesa e zonja jam”. Dhe e kalojnë një moment të tillë shumë lehtë duke pohuar: “Mbetet një sfidë e bukur”. Nga ana tjetër, kur një femër pranon një post të rrezikshëm për karrierën e saj, ajo nuk është se beson shumë në mbështetjen që do i japin meshkujt. Sa për kolegët, ata do i japin gjithmonë më pak ndihmë, sesa do ta bënin këtë me një shef mashkull në vend të saj. Por kjo vlen edhe për në shtëpinë e kësaj shefeje “të keqe”, së cilës i duhet të përballojë edhe dekurajimin që i jep bashkëshorti apo pjestarët e familjes, se ajo nuk ka për t’ia dalë dot në atë punë, që është duke bërë.

6 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›