“Turandot” e Puçinit premierë në Teatrin Kombëtar
TIRANË - Eva Golemi, nën petkun e princeshës Turandot dhe Armando Kllogjeri nën petkun e Kalafit të dashuruar pas saj sollën për publikun, mbrëmjen e sotme, triumfin e dashurisë së Puçinit në operën “Turandot”.
Premiera u shfaq mbrëmjen e sotme në skenën e TKOB-së, nën regjinë e italianit, Nicola Zorzi i cili ka sjellë një shfaqje larg përrallores, ndërkohë që ngjarjet e veprës zhvillohen në Kinën e një kohe më të vonë. Zorzi ka preferuar ti kushtojë shumë rëndësi dhimbjes që mbart opera e kompozitorit, Giacomo Puccini.
Në fakt kjo është e vetmja vepër e Puccinit ku dashuria triumfon dhe fundi është i lumtur për çiftin edhe pse ka një vdekje.
Kalafi, i dashuruar pas Turandot, për t’u martuar me të duhet të gjëjë tre gjëagjëza. Çdo përgjigje e gabuar do të thotë vdekje. Kalafi e kalon provën, por princesha Turandot heziton të martohet më të, por ai pranon të vdesë vetëm nëse ajo gjen emrin e tij të vërtetë, “Dashuri”.
Nën kostumet e Manuela Gasperoni janë ngjitur në skenën e TKOB-së për të interpretuar edhe artistët si Irini Nikolla, Sonila Baboçi, Ardian Kamberi, Armando Likaj, Erlind Zeraliu, Eriona Gjyzeli, etj.
“Opera ‘Turandot’ është një përrallë, por ka të tjera aspekte të operas më interesante sesa përralla që janë pushteti i një gruaje mbi popullin e saj dhe dashuria që në fund e mposht këtë forcë dhe këtë pushtet të saj”, është shprehuer regjisori Nicola Zorzi.
Opera me tre akte është me libret të Giusepe Adami dhe Renato Simoni që mbahen mend nga publiku për arien e “Nessun Dorma”, ndër më të famshmet e Puccinit.
Kori dhe orkestra e TKOB-së janë drejtuar nga Vittorio Parisi, ndërkohë që shfaqja do të ngjitet në skenë në datat 7, 9, 11 dhjetor, ora 19:00.
(er.nu/ata/BalkanWeb)