E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banimir Subashiç: Beqiri ofendoi gjyqtarin, jo mua

Serbi i skuadrës së Azerbajxhanit, që luan në kampionatin serb me skuadrën "Crvena Zvezda", mohoi të ketë pasur shkëmbime fjalësh me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elvin Beqiri. Lajmi është bërë i njohur dje nga "Albaniasoçer.com", e cila iu është referuar shkrimeve të botuara në median azerbajxhanase. "Më duket se po talleni që e thoni diçka të tillë", iu drejtua sulmuesi i Azerbajxhanit mediave, kur e pyetën se çfarë mendonte për komentet e kishte bërë mbrojtësi shqiptar Elvin Beqiri pas daljes me karton të kuq, kur fjalët e rënda ai ia drejtoi sulmuesit serb dhe jo gjyqtarit. "Nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë me lojtarin shqiptar. Nuk e besoj që ai ta ketë thënë diçka të tillë, sepse gjatë gjithë kohës ai shante gjyqtarin. Ai nuk kishte pse të më shante mua. Nëse ai do ta kishte bërë këtë, mendoni se unë nuk do të reagoja?", theksoi shënuesi i golit për skuadrën e Azerbajxhanit. Ai mohon kategorikisht debatet me mbrojtësin shqiptar, Elvin Beqiri, i cili, pasi doli me karton të kuq, rrëfeu se nuk kishte ofenduar arbitrin, por lojtarin kundërshtar. "Mund të mendoni se ishte diçka politike, por politikën e kam lënë jashtë fushës. Në fushë jam lojtar. Shqiptarët nuk kishin pse të irritoheshin. Vendimet e gjyqtarit janë pjesë e lojës. Ata nuk janë as të parët dhe as të fundit. Na ka ndodhur edhe ne në ndeshjet ndaj Uellsit dhe Finlandës, ku u fol që luajtëm "pisët", por nuk ishte e vërtetë. Duhet të mësohemi me rregullin. Arbitri ka gjithmonë të drejtë", u shpreh sulmuesi Subashiç. Në këtë frymë ishin thuajse të gjitha deklaratat e kundërshtarëve tanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›