E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e mbyll vitin e 74-ta

Kuqezinjtë kanë fituar një vend në ndryshim nga muaji i kaluar dhe e mbyll vitin në vendin e 74-ët në renditjen botërore të përmuajshme që publikon FIFA. Shqipëria nuk ka pasur një happy-end në këtë sezon, duke qenë se ka dështuar në të gjitha përballjet nga shtatori e këtej. Dy barazime (Rumania e Maqedonia) janë shumë pak kur shikon se janë zhvilluar 6 ndeshje prej të cilave 4 janë disfata, përfshirë edhe ato më elementaret si Luksemburgu apo Azerbajxhani. Në të njëjtën periudhë të para një viti, kuqezinjtë gjendeshin në vendin e 65-të, ndërsa tani janë 9 vende më poshtë. Për sa u përket skuadrave të grupit E, Zvicra është në vendin e 17-të, Norvegjia është e pozicionuar në vendin e 25-të, Sllovenia e 26-ta, Islanda e 104-ta dhe e mbyll renditjen Qipro, që “lëngon” në vendin e 127-të.

10 vendet e para, asnjë ndryshim

Skuadra Pikë

1) Spanja 1564

2) Holanda 1365

3) Gjermania 1345

4) Uruguai 1309

5) Anglia 1173

6) Brazili 1143

7) Portugalia 1100

8) Kroacia 1091

9) Italia 1082

10) Argjentina 1067

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›