Mesiç: “Konflikti me Serbinë, shkak njohja e Kosovës”
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka sqaruar se mosmarrëveshjet mes vendit të tij dhe Serbisë vijnë si pasojë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Zagrebi. Sipas tij, është e rëndësishme që të dy shtetet të kenë një bashkëpunim të mirë, duke qenë se pretendojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian. “Unë, presidentin e Serbisë e konsideroj mikun tim. Pra, nuk duhet të ketë asnjë pengesë për zgjerimin e bashkëpunimit. Por Kroacia e ka njohur Kosovën dhe kjo ka nxitur mosmarrëveshje”,- ka pohuar Mesiç.
24 Shkurt 2009