E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia, Prokurorisë Shqiptare: Të hetohet për trafikun e organeve



Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se do t’i kërkojnë shtetit shqiptar të fillojë hetimet në lidhje me akuzat për trafikim organesh. Ish-kryeprokurja e Hagës, Karla Del Ponte, pretendon se në Veri të Shqipërisë është kryer trafik organesh të ushtarëve serbë gjatë luftës së Kosovës. “Provat e reja tregojnë se krimet për të cilat dyshohet kanë ndodhur në Veri të Shqipërisë. Ne do t’i dërgojmë një kërkesë zyrtare Prokurorisë në Tiranë duke kërkuar më shumë informacione për gjetjet tona”, - bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Serbisë për Krime Lufte, Bruno Vekariç, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Reuters. Prokuroria Shqiptare ka hedhur poshtë një kërkesë të mëparshme të palës serbe për shkak se hetimet e institucioneve vendore dhe Gjykatës së Hagës nuk kanë gjetur prova rreth akuzave për trafik organesh.
Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte thotë se në fshatin Gurrë të Matit mund të jenë kryer transplante organesh të pothuajse 300 të burgosurve serbë gjatë vitit 1999.
Banorët e fshatit kanë mohuar akuzat, duke thënë se shtëpia e treguar nga Del Ponte nuk ka shërbyer kurrë si “spital” për të trafikuar organet e serbëve.

24 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›