Mesiç: Pse e zgjedhim Presidentin nga populli
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, i cili është pa dyshim politikani më me përvojë në Ballkan, ka milituar që në kohën e Jugosllavisë së vjetër, ka dhënë me modesti një shembull
nga modeli i vendit të tij, duke ndërhyrë me shumë elegancë në debatin politik në vend. Natyrisht, duke i dalë në krah homologut të tij shqiptar, Bamir Topi, por edhe duke përfituar nga miqësia që ai ushqen për shqiptarët, Presidenti i Kroacisë theksoi se
"Në vitin 2000 ne ndryshuam Kushtetutën dhe deri në fund ne futëm në Kushtetutë frymën e demokracisë parlamentare me zgjedhjen e Presidentit në zgjedhjet e përgjithshme. Kështu që Presidenti drejton ushtrinë në kohë paqeje dhe në kohë lufte, përfaqëson shtetin jashtë kufijve të tij dhe brenda kufijve, ai bashkëkrijon politikën e jashtme. Ne kemi pasur disa raste të kësaj natyre ku roli i Presidentit në zgjidhjen e këtyre çështjeve ka qenë tepër i rëndësishëm. Do t‘ju jap vetëm një shembull kur një grup gjeneralësh që kishte detyrën të mbronte Kroacinë, u munduan që nëpërmjet një pamfleti të inkludoheshin në jetën politike të vendit. Kjo do të thoshte që ata njerëz që duhet të mbronin Kroacinë, duhet edhe ta drejtonin atë. Unë brenda tri minutave të gjithë gjeneralët i nxora në pension, sepse ai njeri që mban përgjegjësi për Kroacinë, është vetëm ai njeri të cilit populli i jep besimin për një gjë të këtillë dhe gjeneralëve i dhashë mesazhin se ju mund të merreni sa të doni me politikë, por jo për sa kohë që jeni në politikë, sepse politika është një punë shumë serioze dhe me të nuk mund të merren gjeneralët".