E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç dhe Gjukanoviç lihen pa përkthim

Përfaqësues të lartë të dy vendeve mike, Presidenti kroat, Stipe Mesiç, dhe Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç, të cilët kanë zhvilluar dje vizita zyrtare në Shqipëri, janë lënë pa përkthyes.

Presidenti kroat mbajti dje pasdite një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë, duke folur në gjuhën e tij. Ky fjalim u transmetua drejtpërdrejtë nga disa televizione shqiptare, por askush nuk e kuptoi se çfarë thoshte Mesiç. Në Parlament nuk ishte vendosur asnjë përkthyes dhe vetëm deputetëve u ishin shpërndarë kopje të fjalimit të përkthyer në shqip.

Një situatë edhe më e vështirë, është krijuar dje në Muriqan, ku Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç, kishte shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të një pike të përbashkët kufitare shqiptaro-malazeze. Gjatë fjalimeve përshëndetëse, shumë nga njerëzit e pranishëm në ceremoni nuk kuptuan asgjë nga fjalimet e miqve malazezë dhe nga delegacioni i komunitetit evropian, pasi nuk kishte asnjë përkthyes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›