Mesic, vizite ne Shkoder
Sot ishte dita e dytë e vizitës zyrtare në Shqipëri të presidentit kroat Stjepen Mesic. Në mëngjes ai peruroi në praninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama një rrugë me emrin e albanaologut kroat Milan Shuflaj. Kurse në Bushat presidenti Mesic në prani të drejtorit të KESH-it Gjergj Bojaxhi, përuroi një nënëstacion elektrik të ndërtuar nga një firmë kroate, me fonde të Bankës Botërore. Vizita në qytetin e Shkodrës vioji me një takim në bashkinë e këtij qyteti dhë më pas më një vizitë në kalanë e Rozafës, në shoqërinë e presidentit shqiptar Bamir topi dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic. Të tre presidentët gjatë takimit informal mes tyre diskutuan për intensifikimin e marrëdhënieve mes tre vendeve, gjë për të cilën duhet të ndihmojë edhe projekti i rrugës Adriatiko-Joniane, që do të lidhë bregdetin e Kroacisë me atë të Shqipërisë duke kaluar nga Mali i Zi.