Tiranë, grabisnin lekë me karta false, 3 në pranga
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme tre persona të cilët përdornin karta krediti false për të vjedhur para.
Aksioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës në bashkëpunim me sektorin e krimeve kibernetike bëri të mundur ndalimin e tyre dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë.
Sipas të dhënave të policisë personat e arrestuar, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur, dyshohet se kanë vjedhur rreth 5 milion lekë në bankomate duke përdorur, kartat e klonuara të kreditit
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se hetimit në lidhje me këtë ngjarje vazhdojnë.
(m.a/BalkanWeb)