E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vatra pjesë e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë

TIRANË- Kryeministri Berisha priti në një takim një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare në SHBA ‘Vatra’, të kryesuar nga kryetari i saj zoti Gjon Buçaj.

Kryetari i Federatës ‘Vatra’ zoti Buçaj nënvizoi se kjo organizatë do të vazhdojë të jetë si në tërë këto vite, në mbështetje të plotë të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

28 prilli i 2012 që është 100 vjetori i shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë përkon njëherazi dhe me 100 vjetorin e kësaj shoqate.

Për këtë arsye shoqata ‘Vatra’ ka vendosur të marrë pjesë në organizimet dhe aktivitetet, që do të zhvillohen me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Kryeministri theksoi se Federata ‘Vatra’ do të jetë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë si një nga organizatat më të fuqishme të shqiptarëve të diasporës.

Kryeministri i njohu drejtuesit e shoqatës se për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit, është krijuar një komitet, i cili po punon që kjo ditë e shënuar të kremtohet gjërësisht nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

“Ne, kemi lënë pas bashkë me diktaturën edhe varfërinë dhe braktisjen e vendit. Periudha e largimit të shqiptarëve nëpër botë po merr fund, pasi ata po e shikojnë çdo ditë e më shumë të ardhmen e jetës dhe familjeve të tyre në atdheun e tyre, në Shqipëri”,- theksoi kryeministri i vendit Sali Berisha.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›