Tirana, Basha 71 vota para, Olli: E pamundur të ndryshohet kodi i 5-të
TIRANE- Kandidati demokrat, Lulzim Basha kryeson me 75 vota në avantazh ,ndaj kreut socialist Edi Rama në garën për Bashkinë e Tiranës. Rezultati paraprak i përket numërimit të votave të hedhura gabim në 820 kuti, nga 1793 që është në total numri i parashikuar në vendimin e Kolegjit Zgjedhor. KQZ nisi rreth orës 17:20 të pasdites së sotme numërimin e fletëve të hedhur në kutitë e gabuara që gjendjen në kutitë e KZAZ nr 51, që i përket njësisë nr 7.
DEBATE PER SIGURINE E KUTISE 18 95
ORA 18:53 Vazhdon numërimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë hapjes së kutisë numër 18 95 është raportuar se ka pasur dyshime për lëvizje. Sipas përfaqësuesit të PS Eridian Saliani tek kutia e hapur është tentuar të hapet kutia.
“Nga kcyrja e kutisë verifikohet sa i përket kodit të kutisë duket se është tentuar dhe është hapur”,- Saliani.
Ristani: ‘Nga e di ti’
Saliani: “Në ndihmë të hetimit vajta ta verifikoja. Detyrimin ligjor e ke ti ta verifiskosh”.
KQZ, HAPET KUTIA 19 20 , 1 VOTË BASHA
Ora 18:50- Vazhdon numërimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisë 19 20 janë gjetur 6 fletë të hedhura gabim, 1 prej të cilave e vlefshme për kryetar bashkie. Kjo fletë ka shkuar pro kandidatit të ‘Aleanca për Qytetarin’ Lulzim Basha.
KQZ: BASHA 70 VOTA PARA
Ora 18:46- Vazhdon numërimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me hapjen e kutive të tjera në njësinë 7, kandidati i ‘Aleanca për Qytetarin’ Lulzim Basha është në avantazh me 70 vota para. Deria tani nga hapja e kutive në njësinë nr.7, 10 vota ka marrë kandidati i ‘Aleanca për Qytetarin’ Lulzim Basha dhe 14 vota kandidati i ‘Aleanca për të Ardhmen’ Edi Rama.
OLLI: E PAMUNDUR TË NDRYSHOHET KODI I 5-TË
Ora 18:00- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Leonard Olli ka reaguar sot pasdite në lidhje me akuzat e ngritura nga Partia Socialiste, për ndryshimin e kodit të 5-të në kutitë që po rinumërohen. Olli ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se dicka e tillë është e pamundur, pasi kodet mund të verifikohen në procesverbal.
“Në raport me pretendimet për kodin e 5-të në emër të KQZ- deklaroj se është pothuajse e pamundur të mos ekzistojë kodi i pestë në kapakun e kutisë së votimit. Është e pamundur të ndryshohet ky kod, sepse është një kod që është vendosur që në KZAZ. Në cdo kuti që është hapur kanë koresponduar të pestë kodet, pastaj është proceduar me hapjen e tyre. Nga 1050 kuti që janë hapur nuk ka koresponduar vetëm një shifër e kodit të pestë që ka 6 shifra sigurie. Duke pasur procesverbalet së bashku me kopjet e depozituara mund të provojmë nëse këto shifra përputhen apo jo”, tha Olli.
Duke e cilësuar të pabazë cdo pretendim për mospërputhjen e kodit të 5-të Olli tha se, ky proces është tërësisht transparent dhe i vërtetueshëm.
“Grupet e numërimit kanë verifikuar kodet në mbyllje të procesverbaleve. Ligji nuk i lejon numëruesit të prekin kodin e 5-të. Gjithcka është transparente”, theksoi ai.
Olli theksoi më tej se PS ka të drejtë t’i bëjë publike rastet me mospërputhje kodi dhe më pas të bëjë ankimime.
KQZ, HAPET KUTIA 18 86 , 3 VOTA BASHA
Ora 17:59- Vazhdon numërimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisë 18 86 janë gjetur 14 fletë të hedhura gabim, 3 prej të cilave të vlefshme për kryetar bashkie. Këto fletë kanë shkuar pro kandidatit të ‘Aleanca për Qytetarin’ Lulzim Basha.
KQZ, HAP KUTINË 18 36,1 VOTË RAMA
0ra 17:40 KQZ ka hapur kutinë numër 18 36, njësia nr. 7, ku ka rezultuar një 1 fletë e vlefshme për kryetar bashkie që shkon për kandidatin socialist Edi Rama.
KQZ, HAP KUTINË 19 14,1 VOTË RAMA
0ra 17:39 KQZ ka hapur kutinë numër 19 14, njësia nr.7 , ku ka rezultuar një 1 fletë e vlefshme për kryetar bashkie që shkon për kandidatin socialist Edi Rama.
KQZ, HAP KUTINË 18 96, 1 VOTË RAMA, 1 VOTË BASHA
0ra 17:38 KQZ ka hapur kutinë numër 18 96, njësia nr.7, ku kanë rezultuar 2 fletë të vlefshme për kryetar bashkie 1 për kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe 1 për kandidatin socialist Edi Rama.
KQZ RIFILLON NUMËRIMIN PËR TIRANËN
Ora 17:22- Rinis mbledhja e pasdites e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pritet që të numërohen votat e hedhura gabim në 195 kuti që i përkasin KZAZ-së nr. 51 në njësinë nr. 7, ashtu sic ishte parashikuar edhe më herët.
KQZ MBYLL NUMERIMIN E 190 KUTIVE NE NJESINE 6
Ora 13:30- Përfundon numërimi i fletëve të kontestuara në kutitë e që i përkasin KZAZ 50, njësisë numër 6. Nga të dhënat zyrtare, kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Edi Rama ka marrë 27 vota, ndërkohë që Basha ka marrë 20 vota. Në total janë gjetur 47 fletë votimi të hedhura gabim. Nga numërimi i fletëve të hedhura gabim në 190 kutive votimi në këtë njësi, që përkon me zonën e Kombinatit, Rama është në avantazh me 7 vota.
Në total rezultati është 74 vota plus për kandidatin demokrat Lulzim Basha, nga 82 vota që ishin një ditë më parë, nga numërimi i votave të hedhura gabim në 630 kuti.
KQZ pritet që në orën 17:00 të pasdites së sotme të mblidhet për të nisur numërimin e fletëve të hedhur në kutitë e gabuara që gjendjen në kutitë e KZAZ nr 51, që i përket njësisë nr 7.
Seanca e sotme u shoqërua me debate të forta mes kryetarit të KQZ, Ristani e përfaqësuesve ligjor të PS-së. Mollë e sherrit ka qenë pikërisht mungesa ose moshkruarja e kodit 5 nga komisionerët e KZAZ 50. Kodi 5 ka shkaktuar debate e akuza të forta mes dy kampeve politike.
Pikë tjetër që shkaktoi debat ka qenë një kuti e cila nuk ishte mbyllur mirë, por u duk sikur ishte e thyer. PS deklaroi se kjo ishte provë se në këtë proces mund të ketë dhe manipulime. Problem tjetër ishte dhe gjetja e tre fletëve të votimit që i përkisnin një kuti të një tjetër Qendre Votimi, janë gjetur në një kuti tjetër Qendër Votimi. Nga verifikimet e KQZ që hetoi këtë kuti rezultoi se fletët korrespondonin me atë QV, dhe u vendos që të quheshin. Dy fletë votimi ishin për këshillin bashkiak, dhe fleta tjetër i përkiste kandidatit Basha.
KOSOVRASTI: I TEPRUAR SHQETËSIMI PËR KODET
Ora 13:20- Anëtari i djathtë në KQZ, Njazi Kosovrasti bëri të ditur sot ne pushimin e mbledhjes se KQZ se nuk është shqetësues fakti nëse mungon kodi i pestë në kuti ose jo.
“Përderisa në kuti nuk janë gjetur fletë tepër apo mangut, atëherë nuk kemi pse shqetësohemi për këtë cështje, më duket e tepruar”.
Sipas Kosovrastit është e vërtetë që ka raste që mungojnë kodet, por kjo ka ndodhur pasi është përfunduar nuëmrimi në KZAZ përkatëse, komisionerët kanë shënuar koTet në tabelën përmbledhëse me shpejtësi dhe i kanë dorëzuar në KQZ.
GJONCAJ: KQZ KONSTATOI FAKTE ME PROBLEMATIKA
Ora 13:10- Përfaqësuesi juridik në KQZ, Genc Gjoncaj bëri të ditur se edhe mbledhja e sotme e KQZ ka kosntatuar parregullsi me problematika. “Procesi në KQZ është i deformuar”.
BASHA AVANTAZH ME 76 VOTA
Ora 12:50- Prej me shume se 2 ore ne KQZ po vijon numerimi i votave per kryetarin e Bashkise se Tiranes te hedhura gabim ne kuti te tjera. Aktualisht Basha ne avantazh me 76 vota ndaj kundershtarit te PS, Edi Rama.
BASHA AVANTAZH ME 80 VOTA
Ora 11:55- Ne KQZ po vijon numerimi i votave per kryetarin e Bashkise se Tiranes te hedhura gabim ne kuti te tjera. Aktualisht Basha ne avantazh me 80 vota.
KODI I 5-TE, DEBAT NË KQZ
Ora 11.30- Edhe sot nuk kanë reshtuar debatet rreth Kodin te peste. Subashi deklaroi: “Kam kërkuar të bëhet hetim i plotë administrative dhe ju nuk keni pranuar”.
Përfaqësuesi juridik i PS në KQZ, Genc Gjoncaj theksoi se kur kungojnë kode sa në një kuti në tjetrën, nuk mund të vijohet rinumërimi i votave pa u sqaruar mirë kjo cështje.
Ndërkohë kreu I KQZ, Arben Ristani deklaroi se “Kodi 5 përdoret në qëndrën e votimit dhe jo në qëndrën e numërimit. Ndaj nuk para e shënojnë kodin 5 në formula se nuk shërben për numërimin. Kaq ishte sqarimi, tani vijojmë punën”, tha Ristani.
NIS NUMERIMI, BASHA ENDE NE AVANTAZH ME 82 VOTA
Ora 10: 28 KQZ nis numërimin e fletëve të kontestuara për njësinë 6 dhe 7, që i përkasin KZAZ 50, e KZAZ 51. Nga kutite e vena ne dispozicion per numerim u vu re se kodi 5 nuk eshte shenuar ne shume prej tyre. Edhe pas numërimit te kutive te para kandidati i djathtë Lulzim Basha ruan avantazhin duke qenë me 82 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.
NUMERIMI
Procesi i hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 368 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë, filloi ditën e shtunë më 18 qershor dhe do të vazhdojë për 11 minibashkitë e Tiranës.
Gjatë ditës së djeshme në KQZ u numëruan fletët e kontestuara në kutitë e Njësive 4, dhe 5.
Numërimi bëhet nga 8 grupe njëkohësisht, në të cilat bëjnë pjesë dy punonjës të administratës së KQZ-së dhe nga një përfaqësues i dy forcave politike, PD-së dhe PS-së.
Mbledhja e djeshme e këtij institucioni është shoqëruar ndërkohë me debate të ashpra. KQZ përjashtoi, pas një votimi 4 me 2, dy nga vëzhguesit e PS-së. Sipas Ristanit vëzhguesit thyen rregullat, nga ana e tyre vëzhguesit deklaruan se kanë pasur presioni. Ndërkohë gjatë paradites, me anë të një deklarate për shtyp, KQZ hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Partia Socialiste se kodet e sigurisë së kutive të votimit nuk rakordojnë me ato që po hap KQZ-ja. “Nuk ka pasur asnjë ankimim për mospërputhje kodesh. Nëse do të kishte mospërputhje të kodeve të sigurisë për kutitë e votimit, atëherë subjektet politike do kishin bërë ankimim, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur”, thuhej në deklaratën e KQZ-së.
(s.g/d.b/m.a/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera PD: Procesi transparent, numëruesi i PS manipuloi PS: Të gjithë e dinë sa të turpshme u kthyen zgjedhjet për Tiranën 20 qershor, numërohen fletët e Njësisë 4, 5 19 qershor, numerimi ne Njesine 2, 3 18 qershor, KQZ nis rinumërimin, e para Njesine 1