E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësim në shtëpi për 57 fëmijë të ngujuar

Shkodër- Mësim në kushte shtëpie për fëmijët e ngujuar në Shkodër, që aktualisht numëron 57 vetë. Në kuadër të kësaj nisme sot është bërë edhe shpërndarja e librave dhe mjeteve mësimore falas për nxënësit e ngujuar që këtij rrethi, të cilët nga frika e gjakmarrjes kanë braktur me kohë bankat e shkollës.

Libra sot morën 20 fëmijë të fshatit Bardhaj, të komunës Rrethina, të cilët duhet të ishin në klasat e e arsimit bazë 9 vjeçar, së bashku me moshatarët e tyre, por për shkak të gjakmarrjes nuk mund të shkojnë në shkollë si gjithë të tjerët.

Këta 20 fëmijë janë të përfshirë në projektin e ministrisë së Arsimit “Shansi i Dytë”, i cili ka vitin e tretë që zbatohet në këtë qark dhe mundëson mësimin e fëmijve të arsimit bazë në kushtet e shtëpisë, duke synuar që atyre t’u jepen njohuritë kryesore.

Në rrethin e Shkodrës janë të evidentuar 57 fëmijë të arsimit bazë, që janë të ngujuar dhe që janë të përfshirë në projektin për mësim në kushte shtëpie, ku tre herë në javë, mësuesit e caktuar nga Drejtoria Arsimore dhe që janë të përfshirë në këtë projekt , u japin mësim në shtëpi.

Programi mësimor i këtyre fëmijëve është i reduktuar dhe përfshin 25 javë, ndryshe nga programi mësimor i arsimit bazë 9 vjeçar, që ka 35 javë mësimore. Vetë drejtuesit e drejtorisë arsimore nuk e cilësojnë zgjidhje finale, pasi nuk është normale që në ditët e sotme të kemi fëmijë të ngujuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›