E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç-Cërvenkovskit: Të mos njihet Kosova

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski ka kërkuar sot në Nju Jork mosnjohjen e Kosovës dhe ka paraqitur argumentet se pse duhej bërë një gjë e tillë.

Në takim me homologun e tij serb, Boris Tadiç, duke folur për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe çështjen e Kosovës, është prekur edhe tema e nxehtë.

Presidenti Tadiç e ka informuar presidentin maqedonas për nismën serbe për shqyrtimin e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka paraqitur argumentet e Serbisë në bazë të të cilave vlerëson se nuk duhet të njihet pavarësia e Kosovës.

Ndërkaq, Presidenti Cërvenkovski paraqiti argumentet e tij në bazë të të cilave Maqedonia do të veprojë lidhur me këtë çështje.

Ai shprehu besimin se Qeveria e Maqedonisë do t’i marrë parasysh të gjitha argumentet dhe kundër argurmentet, kur të ndërtojë qëndrimin për Kosovën.(INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›