“Mësimi i gjuhës shqipe në Greqi s’është çështje politike”
Është shumë më e lehtë të mësosh greqishten sesa gjuhën amtare. Ndonëse 500 mijë emigrantë jetojnë me familjet e tyre në shtetin fqinj, hapja e shkollave ku flitet shqip është ende mision i pamundur. Me gjithë deklaratat, pak gjë ka ndryshuar konkretisht.
Marko Caka / Athine
Sa herë preket ky problem çështja futet në hulli politike. Por për ambasadorin tonë në Athinë, Vili Minarolli, gjithçka duhet parë më thellë e duhet vlerësuar me seriozitet. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai sqaron përpjekjet e bëra deri tani për të zgjidhur këtë ngërç, dhe pengesat e hasura prej të gjithë aktorëve.
Zoti ambasador, disa herë është ngritur shqetësimi për pamundësinë e mësimit të gjuhës amtare prej fëmijëve të emigrantëve tanë, sidomos në Greqi. A ka interesim dhe përpjekje nga shteti shqiptar, për ta vënë në rrugën e zgjidhjes këtë problem me interes kombëtar?
Edhe unë jam njohur me këto shqetësime dhe them se duhen marrë në konsideratë. Duke qenë se në arsim kam kaluar pjesën më të madhe të punës sime, tashmë në Greqi jetoj çdo kohë me këtë shqetësim, që duhet të jetë në vazhdimësi një shqetësim mbarëkombëtar. Personalisht kam disponibilitetin maksimal të bëj më të mirën për ta vënë në rrugën e zgjidhjes. Nga sa kam lexuar jo pak herë tentohet që problemi të trajtohet politikisht, dhe pastaj sigurisht përgjegjësia të kalojë në atë që momentalisht qeveris vendin. Po të ishte thjesht kështu, ky shqetësim ka lindur që në hapat e para të emigracionit dhe duhej të kishte qenë shqetësues për çdo qeverisje. Në fakt nuk ka pasur asnjë strategji, deri këto dy-tre vitet e fundit kur ka një angazhim më konkret nga ana e MASH-it dhe Institutit Kombëtar të Diasporës pranë MPJ. Nuk dua të mohoj faktin se mund të ishte bërë më shumë, por të kërkosh ta trajtosh zgjidhjen e këtij problemi duke bërë përgjegjës vetëm politikën, do të thotë për mendimin tim, të mos kërkosh ta zgjidhësh problemin. Nga kjo eksperiencë trevjeçare dhe duke jetuar çdo çast me dëshirën për ta futur problemin në rrugën e zgjidhjes, mund të them që në radhën e faktorëve që e kanë penguar vënien në rrugën e zgjidhjes të këtij problemi, faktori politik duhej të zinte vendin e fundit.
A mund të na e shpjegoni më qartë cilët janë këta faktorë të tjerë?
Sigurisht. Ka një marrëveshje midis ministrive të arsimit të dy vendeve që shtetet reciproke ndihmojnë në mësimin e gjuhës amtare të fëmijëve të tyre. Paralelizmi këtu nuk shtrohet për të drejtat e një popullsie minoritare. Ne kemi fëmijë të familjeve emigrantë ekonomikë, që kanë ardhur në Greqi përkohësisht, dhe në bazë të marrëveshjes shteti grek vë në dispozicion ambiente shkollore, jashtë orarit të mësimit, për mësimin e organizuar të gjuhës amtare. Dhe në këtë drejtim, sa jam në dijeni nuk kemi pasur asnjë pengesë. Që do të thotë, kur përfaqësuesit e komunitetit shqiptar kanë kërkuar pranë drejtorive të shkollave, apo administratës lokale, bashkive, të kenë ambiente për mësimin e gjuhës amtare, ambientet u janë vënë në dispozicion, sigurisht falas. Në disa bashki shoqatave të shqiptarëve u janë vënë në dispozicion jo vetëm ambiente për mësim, por edhe për zyra e veprimtari të tjera. Ka akoma disa bashki të tjera si në Hania të Kretës apo në Kardhica, që aplikojnë programe të veçanta për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Për sa i përket shkollave në gjuhën shqipe, siç janë reciproket në Tiranë, Korçë apo Himarë, ato janë shkolla private, dhe deri tani nuk kam dijeni për ndonjë kërkesë për të hapur shkollë private në gjuhën shqipe, siç ka shkollë private amerikane, italiane, franceze apo arabe. Nëqoftëse ka mendim që këto shkolla t’i hapë shteti shqiptar, nga taksat e shqiptarëve në Shqipëri, dhe duke dashur që këtë të drejtë t’ua sigurojë të gjithë fëmijëve në Greqi, unë e them pa frikë që në këtë rast në Greqi shteti shqiptar duhet të hapë më shumë shkolla nga sa janë në Shqipëri dhe të paguajë disa qindra mësues, për shkak të vendqëndrimit të shqiptarëve këtu. Më tej, këto shkolla do të krijonin ambiente të veçanta (geto) nga ato të shoqërisë ku jetohet, gjë që do të sillte dëme të tjera për atë shoqëri të integruar që aspirojmë të përfshihemi.
Po cilat janë problemet që deri tani nuk ka një zgjidhje konkrete, dhe sa ka qenë angazhimi juaj në këtë proces?
Problemi para se të jetë politik është social, psikologjik e pedagogjik. Në atë kuptim që kam lexuar në shtyp, nuk mendoj se ka probleme politike. Në vitin 2006, disa muaj pasi kisha marrë detyrën në Athinë, dola publikisht në shtyp, jo si ambasador, por si qytetar i vendit tim, për të nxitur debatin për të zgjidhur problemin. Problemet që trajtoja kishin të bënin me këto çështje: Të dallohet arsimimi (edukimi) nga të mësuarit e gjuhës amtare. Arsimimi mund të bëhet në çdo gjuhë. Unë di që edhe në Shqipëri ka shkolla private në gjuhë të huaj që nga klasa e parë e fillores. Por meqenëse janë në Shqipëri, këto shkolla e kanë të detyruar që t’u mësojnë fëmijëve shqiptarë edhe gjuhën amtare. Në shkollat jashtë vendit ky detyrim nuk është. Pra, këta fëmijë shqiptarë në Shqipëri, mësojnë të gjitha lëndët në gjuhën e huaj, të shkollës përkatëse, pas shkollës së mesme vazhdojnë përsëri universitetin jashtë vendit dhe kthehen në atdhe, duke konkurruar me sukses në tregun e punës. Ky është arsimimi. Fëmijët shqiptarë në Greqi e marrin pa asnjë kufizim arsimimin në shkollat publike greke, por edhe private, në gjuhën jo greke, kur ua mundëson gjendja financiare, por në këto shkolla nuk është detyrim që të mësohet gjuha shqipe, si gjuhë e huaj. Mësimi i një gjuhe të huaj në shkollë është pjesë e politikës arsimore të çdo vendi dhe nuk varet nga numri i emigrantëve, apo qoftë edhe i minoritarëve që janë në këtë vend në një kohë të caktuar. Gjuha amtare do të thotë gjuha e mëmës, pra të mësuarit e saj fillon menjëherë kur fëmija nis të belbëzojë fjalët e para, që i flet nëna, babai, vëllai apo motra më e madhe, para se të dalë jashtë derës së shtëpisë. Për fat të keq nuk është i vogël numri i familjeve këtu në Greqi, që nuk flasin shqip në shtëpi. Kur fëmija arrin moshën shkollore, dikush kujtohet që duhet të mësojë gjuhën shqipe. Në këtë rast gjuha shqipe shikohet si një gjuhë e huaj. Dhe kur shtrohet problemi i mësimit të gjuhës së huaj, prindi zgjedh atë që për momentin është më e nevojshme, siç mund të jetë një gjuhë perëndimore.
Pra, ju mendoni se për hir të përshtatjes me vendin ku jetojnë, janë vetë emigrantët që nuk shfaqin interes?
Në Athinë është si biznes i një shqiptari, një shkollë ku mësohen gjuhë të huaja dhe kompjuteri, të gjitha me pagesë dhe një klasë për mësimin e gjuhës shqipe falas, ku paguhen dy mësues me eksperiencë dhe për fat të keq është klasa që ka më pak nxënës, kryesisht të atyre prindërve që vijnë për të mësuar kompjuterin. Shoqatat e shqiptarëve, në bashkëpunim me ambasadën, organizojnë takime me bashkatdhetarë, anembanë Greqisë, për të krijuar ndjeshmërinë e nevojshme që mësimi i gjuhës amtare është domosdoshmëri dhe pjesë e rëndësishme e jetës të çdo shqiptari kudo të jetë dhe që duhet trashëguar brez pas brezi. Po s’u kuptua kjo, çdo gjë tjetër mbetet në kuadrin e propagandës. Mësimin e gjuhës shqipe nëpërmjet kurseve të organizuar nga shoqatat kulturore të shqiptarëve, që për fat të mirë janë krijuar në pjesën më të madhe të qyteteve të Greqisë. Këta kanë mundësi të zgjedhin personelin e kualifikuar, të bëjnë sensibilizimin e komunitetit dhe ta drejtojnë këtë proces, si pjesë e rëndësishme e veprimtarive të tyre. MASH duhet të ndihmojë me librat e shkollës dhe me bazë materiale të domosdoshme për mësimdhënien, mundësisht falas, të ndërtojë programe të integruara për këto kurse, jo ashtu siç mësohen në Shqipëri në libra të veçantë dhe që kërkon kohë më të madhe.
Aktualisht, a ka përpjekje tek ju për mësimin e gjuhës shqipe?
Sigurisht që ka. Nuk them që kemi bërë shumë, por ju them pa modesti që, nga hiçi që u nis, rrugën që kemi ndjekur e quajmë si më të efektshme. Pra, kemi krijuar një mendim, kemi bërë një hap, që na ka dhënë rezultat dhe është mirëpritur nga ata që e kanë provuar. Ne mirëpresim çdo propozim dhe çdo ndihmë tjetër. Të kapësh dashin për brirësh në këtë rast do të thotë të ndërgjegjësosh prindërit për nevojën e mësimit të gjuhës amtare, duke i mësuar të parën gjuhën shqipe të folur, në familje gjatë gjithë kohës dhe paskëtaj gjysmën tjetër, atë të mësimit të të shkruarit, të historisë dhe gjeografisë së vendit. Në Greqi nuk mungojnë mësuesit e kualifikuar dhe mbi këtë bazë funksionojnë rreth 30 kurse të mësimit të gjuhës shqipe, e them shumë pak, të shpërndara në qytete të ndryshme. Hapja e kurseve është mundësuar nga shoqatat e shqiptarëve, që e konsiderojnë këtë si prioritet të punës së tyre. Ambasada ka bërë shpërndarjen e librave, që janë mundësuar prej tre vjetësh falas nga MASH. Prej dy vjetësh MASH organizon një kurs veror dyjavor për kualifikimin e mësuesve, që japin mësim në këto kurse dhe tashmë në Athinë është formuar një strukturë pedagogjike që orienton dhe organizon profesionalisht këtë punë. Deri tani ka tre forma për shpërblimin e mësuesve që japin mësim në këto kurse: falas ose vullnetarisht, me një shpërblim nga shoqata, ose duke paguar çdo prind në mënyrë simbolike. Personalisht kam stimuluar mënyrën e tretë, si një formë për ta bërë më të ndjeshëm çdo prind karshi kësaj pasurie që duhet t’u japin fëmijëve dhe për të rritur kërkesat e tyre. I kam bërë një kërkesë zyrtare shoqatës së shtëpive botuese në Shqipëri, që ashtu siç i pajisim falas me libra shkollorë, të mund t’i pajisim edhe me disa libra jashtëshkollorë. Zoti Fatmir Toçi na është përgjigjur pozitivisht dhe tashmë librat që na dërgoi janë në duart e fëmijëve. Duke përfunduar, mirëkuptoj çdo shqetësim nga cilido, që ka të bëjë me të mësuarit e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve dhe mirëpresim çdo propozim, që ndihmon në zgjidhjen sa më mirë të problemit.