E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Duhen bërë amendime në ligj

 

Mënyra e monitorimit të ligjit Antiduhan duhet të rishikohet. I pranishëm në tryezën e djeshme nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, theksoi se në këtë pikë duhet amenduar ligji. "Shpërndarja e kompetencave në tre struktura siç janë Policia Bashkiake, Drejtoria e Tatimeve dhe Inspektorati Shëndetësor nuk është efektshme. Mendoj se kjo pikë duhet rishikuar", tha Shalsi. Nga ana tjetër ai kërkoi edhe mbështetje më të madhe financiare. Duke e cilësuar të rëndësishëm për të gjithë popullatën zbatimin e ligjit, nënkryetari i bashkisë tregoi disponibilitetin e institucionit që përfaqëson për bashkëpunim në këtë pikë. Gjithashtu ai iu kërkoi përfaqësuesve të Policisë Bashkiake, si dhe Policisë Tatimore të mbanin një raport në lidhje me vështirësitë që kanë hasur gjatë monitorimit të zbatimit të këtij ligji në terren. Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues të Inspektoratit Sanitar, Policisë Bashkiake, si Policisë Tatimore. Ato kanë qenë edhe përgjegjëset kryesore të monitorimit të zbatimit të këtij ligji në terren.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›