E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtypi i huaj, elozhe Shqipërisë dhe Hanit

 

Shtypi ndërkombëtar e ka përcjellë me nota pozitive ecurinë e përfaqësueses së Shqipërisë në ndeshjet eliminatore të Grupit 1 të vlefshme për Botërorin 2010. "Shqipëria e Bogdanit likuidon pa probleme Maltën. Skuadra e drejtuar nga Ari Han fitoi 3-0 kundër Maltës dhe aktualisht kryeson Grupin 1, duke lënë pas Portugalinë e Suedinë", shkruante prestigjiozja italiane "La Gazzetta dello Sport". Media malteze e ka përjetuar me pikëllim të madh humbjen e thellë 3-0 me Shqipërinë në Tiranë. "Kapitullimi i Maltës përballë Portugalisë në ndeshjes hapesë të Grupit 1 kualifikues të shtunën, mund të ketë krijuar panik e frikë për një tjetër shkatërrim në ferrin e stadiumit "Qemal Stafa" mbrëmjen e kaluar (të mërkurën)", shkruan gazeta malteze "Times of Malta". Websajti goal.com i ka kushtuar një titull të fortë fitores së kuqezinjve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›