E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tani u bindët se Shqipëria është e fortë”

 

Lars Lagerbak, trajneri i Suedisë, ka pohuar për mediat se skuadra e tij kishte hasur më pak vështirësi kundër Hungarisë se sa kundër Shqipërisë. "E nisëm keq garën për këtë kompeticion, por mendoj se kundër Hungarisë reflektuam si duhet. Me Shqipërinë e patëm shuam të vështirë, madje më tepër nga sa e kishim parashikuar. Ua kisha thënë lojtarëve se atje do ta kishim të vështirë të merrnim tre pikët, por në fakt ata arritën të na bllokonin dhe të mos na lejonin të dilnim në lojën tonë", ka thënë Lagerbak. "Ju e quajtët një disfatë barazimin në transfertë me Shqipërinë, por mos harroni se ky ekip kryeson grupin aktualisht dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndaj duhet të jemi më realistë, sepse skuadra të tilla mund të bëjnë surpriza ndonjëherë", ka thënë Lagerbak për "The Local Sweden".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›