Mesjava me temperatura te uleta
Masat e ftohta qe do te vijne nga Evropa veriore pritet qe te sjellin ulje te ndjeshme te temperaturave gjate mesjaves. Sipas parashikimit te sinoptikaneve, temperaturat minimale pritet qe te shkojne minus 3 grade celsius. Ulja e tyre do te jete e menjehershme me 5 apo edhe 6 grade, gje qe do te sjelle edhe ngrica ne zonat malore, po keshtu ne lartesite mbi 600 metra do te kete edhe reshje te bores. Gjate dites se djeshme, sasia me e madhe e reshjeve eshte shenuar ne Koplik dhe ne Puke me 32 milimetra shi. Gjate dites se sotme parashikohet nje mot i karakterizuar nga alternime vranesirash, te shoqeruara me reshje, si dhe kthjellimesh te perkohshme. Temperatura minimale do te ulet dy grade celsius ne vendet malore, kurse ajo maksimale ne 15 grade qe do te shenohet ne qytetet dhe vendet bregdetare.